• |
ide | kryesore

“Nuk mund të kërkoja mbrëmje më të mirë”: Harry Kane rrëfen debutimin në Bundesliga me Bayern

-Instant, Sport, Video
Kane



Harry Kane markon debutimin e tij në Bundesligë me gola e asist në ndeshjen hapëse të sezonit 2023/2024. Kundër Werder Bremen, në Weserstadion, lojtarët e Thomas Tuchel fituan me rezultatin 0-4 me anglezin protagonist. Leroy Sané zhbllokoi ndeshjen pas 4′, pas një shkëmbimi me Harry Kane. Numri 9, më pas, në minutën e 74′ u shërbye nga Davies dhe me të djathtën mposhti portierin kundërshtar Pavlenka. Në minutën e 91′ Sane shënon sërish, këtë herë i servirur nga Müller, dhe në minutën e 94′ i riu Tel firmosi pokerin.

“Nuk mund të kërkoja një mbrëmje më të mirë – tha Kane pas ndeshjes -. Gjithcka u bë e lehtë nga goli i shpejtë, pastaj treguam se cfarë jemi në gjendje të bëjmë. Debutim me gol e asist në ndeshjen e parë të kampionatit është mënyra më e mirë për ta filluar”.

Lexo më tej: Fëmija e Harry Kane do të lindë në Gjermani: në Angli nis lufta për djalin e sulmuesit

Pas humbjes së zhurmshme në Superkupën e Gjermanisë, Bayern Munich bëri kthesën në të parën e Bundesligës. Në kornizën e Weserstadion, të besuarit e Tuchel shkatërruan 0-4 Werder Bremen. Natyrisht bashkë me Kim Min-Jae, titullar në vendin e De Ligt, vëmendja ishte përqendruar te anglezi. I mbështetur nga Sané, Musiala e Coman, anglezi tregoi aftësitë e tij në zonën e vogël. Që nga largimi i Robert Lewandowski, bavarezët nuk kishin gjetur një njeri të denjë për të zëvendësuar polakun. Ky është motivi edhe përse Bayern investoi 100 milionë euro për të marrë Kane nga Spurs, pavarësisht se vitin e ardhshëm qendërsulmuesi dilte me parametër zero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *