• |
ide | kryesore

Luajtën me të infektuarit e Genoa, Napoli merr përgjigjen e tamponëve

-Instant, Sport



Janë konfirmuar 14 rastet e pozitivitetit me Covid-19 tek Genoa, negativë ndërkohë të gjithë tamponet të cilëve i janë nënshtruar lojtarët e Napolit, që pikërisht të dielën e kaluar është përballur në San Paolo me kuqeblutë. Ky është rezultati i xhiros së fundit të kontrollit të kryer dje e sot.

Në mëngjes, nga Xhenova mbërriti rezultati i testeve të kryera nga Asl 3 i kryeqendrës ligure: fatkeqësisht asnjë e re, vetëm konfirmimi i asaj që ishte zbuluar të hënën. Njëkohësisht të gjithë të teseruarit e Genoa, që kishin rezultuar negativë, i janë nënshtruar kontrolleve të reja, rezultati i të cilit nuk është bërë i ditur.

Zgjati deri pasdite pritja në lidhje me kontrollet e lojtarëve të Napolit, por që ishin të nevojshëm e “delikatë” pas ndeshjes së të dielës pikërisht kundër Genoa. Klubi i kaltër mund të marrë frymë për momentin, sepse të gjithë tamponet kanë rezultuar negativë. Futbollistët e Gattusos kanë marrë lajmin ndërsa ishin në fushë duke u stërvitur. Që nesër, sipas protokollit e duke patur parasysh koha mesatare e inkubacionit të virusit, grupi i squadrës do ti nënshtrohet testeve të reja. Më pas do të ketë edhe një valë të tretë tamp[onesh të shtunën, në vigjilje të sfidës me Juventus.

NAPOLI: “TAMPONET TË GJITHË NEGATIVË”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *