• |
ide | kryesore

Dëshmia e të penduarit/ Erion Alibej pagoi 100 mijë euro për vrasjen e 2 shokëve

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kanë dalë të tjera detaje nga arrestimi i Erjon Alibejt në Elbasan. I penduari i drejtësisë Euglen Halili u ka thënë hetuesve se Erjon Alibej ka paguar 100 mijë euro për të ekzekutuar Emiljano Ramazanin dhe shokun e tij, Regis Runaj, ngjarje të ndodhura në 20 dhe 30 korrik në qytetin e Elbasanit.

Euglen ka thënë se nga bisedat që ka zhvilluar me bashkëpunëtorin në vrasje, Xhuljano Hoxha, ky i fundit i ka treguar se do merrnin 100 mijë euro, për të kryer vrasjen e Ramazanit dhe Runajt. Deri tani prokuroria e Elbasanit nuk ka mundur të gjejë një sasi të tillë eurosh.


Në kohën kur dyshohet se ka financuar vrasjen e Emiljano Ramazanit me 5 plumba dhe shokut të tij Regis Runaj me 27 goditje thike, Erjon Alibej ka qenë i dënuar me “arrest shtëpie”, për plagosjen e Xhon Rustës. Konflikti mes Alibej dhe Rustes nisi për motive të dobëta për shkak të një parakalimi me makinë.

Alibej është lënë aktualisht nga gjykata me masën “arrest me burg ”. 34-vjeçari akuzohet si organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve, por përballë gjykatës ai ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Ai ka kërkuar të qëndrojë në arrest shtëpie me justifikimin se jeta e tij është në rrezik pasi është në hasmëri dhe se nuk i njeh Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën.

Po hetohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan. ©LAPSI.al

1 Comment

  1. Shiko se “parakalimi me makine” dhe “te shikuarit shtrember” nuk duhen klasifikuar më si motive te dobeta, por si motive shume te forta dhe madje fisnike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu