• |
ide | kryesore

A po ndodh një ribashkim mes Majk dhe Majlindës

-Instant, Paparazzi, Slider



Të gjithë jeni njohur me lidhjen e dashurisë mes reperit Majk dhe Majlinda Zekës, e cila përfundoi shpejt.

Dyshja vendosi të ndahej mirëpo pavarësisht këtij vendimi, Majlinda e cila ishte shtatzënë solli në jetë djalin e saj dhe të Majk, të cilin e pagëzuan me emrin Roan.

Roani jeton me të ëmën dhe e takon shpesh babain e tij, i cili ndan herë pas here momente të ëmbla me të birin në rrjete sociale.

Mirëpo, fansave u ka bërë përshtypje një video e Roanit dhe Majlindës në profilin e Majkut në Instagram, ku i vogli shfaqet duke kënduar në makinë këngën e të atit.

Kjo video ka ngritur prej disa kohësh aludimet se pas 3 vitesh të ndarë, Majk dhe Majlinda Zeka janë rikthyer me njëri-tjetrin.

Por, burime për “Prive.al” bëjnë me dije se fjalët s’janë të vërteta.

Pas zënkave të shumta, reperi dhe ish-partnerja e tij arritën të rregullojnë marrëdhënien për hir të të birit.

Megjithatë, bëhet e ditur se mes Majk dhe Majlindës nuk ka asnjë romancë dhe jeta private e secilit është e ndarë, ndërkohë që marrëdhëniet vazhdojnë të ruhen dhe ata vazhdojnë të takohen për shkak të Roanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *