• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm grek kërkon zgjidhje për kufirin detar: E rëndësishme për integrimin në BE

Arkiva



Ministri i Jashtëm në detyrë i Greqisë, Nikos Dendias, ka komentuar ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë në lidhje me çështjen e kufirit detar.

Kryediplomati grek ka deklaruar në mediat e shtetit fqinj se dëshiron që të zgjidhen sa më shpejt çështjet e prapambetura me Shqipërinë.

Dendias ka theksuar gjithashtu se me Shqipërinë ishte nënshkruar marrëveshja e vitit 2009, por që sipas tij, nuk pati zhvillim për arsye të panjohura.

“Është zgjedhje e Greqisë përcaktimi i shefit kontinental dhe ZEE të bazohet në të drejtën ndërkombëtare, me të gjitha vendet fqinj. Kështu dëshirojmë edhe me Shqipërinë të zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt të jetë e mundur. Siç deklarova pak kohë më parë në Parlament, në debatin për ratifikimin e marrëveshjeve të demarkacionit detar me Italinë dhe Egjiptin, shpresoj që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshje me Shqipërinë. Më lejoni t’ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshje në 2009, por që nuk pati zhvillim për arsyet e njohura.

Shpresoj që së shpejti të mundemi të rikapim sërish fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë në rezultate të kënaqshme për të dy palët. Është e rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke marrë parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë fqinj, të mbyllen të gjitha çështjet e hapura, pasi kjo automatikisht do të drejtojë në një azhurnim të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe do të jetë në të mirën e të gjithëve”, ka thënë ministri grek.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *