• |
ide | kryesore

Ahthina dhe Ankaraja rinisin bisedimet për detin. “Negociatori” Rama nuk figuron në axhendë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndersa delegacionet e Greqisë dhe Turqisë do të takohen sëeisht këtë të martë në Athinë për të bërë përpjekje që të arrijnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi kufijtë detarë në Mesdheun Lindor, emri i Edi Ramës si negociator, aq shumë i përfolur në provincën tonë, nuk duket askund. Në fillim të janarit mediat pranë qeverisë pompuan rolin e kryeministrit si ndërmjetësues mes Athinës dhe Ankarasë, madje një gazetar i majtë e krahasoi Ramën sy më sy me Ali Pashë Tepelenën, gjat një debati televiziv. Ky është raundi i 63 i bisedimeve mes dy vende pas atij të zhvilluar në fund të janarit në Turqi.
Tensionet u përshkallëzuan vitin e kaluar kur Ankaraja dërgoi një anije kërkimore.për rezervat e gazit në ujërat pranë bregdetit turk, për të cilët Greqia ka pretendime.

Këto ujëra mendohet të jenë një burim i mundshëm i rezervave të gazit natyror.

Takimi i së martës pason diskutimet në Stamboll, në janar, të cilat u mbajtën pas presionit të Bashkimit Evropian.

Athina, deri më tani, ka shfaqur interesim që të diskutojë vetëm për kufirin përreth Egjeut, ku disa ishuj të saj shtrihen afër territorit turk.

Ankaraja megjithatë insiston që bisedimet duhet të përfshijnë përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike dhe hapësirës ajrore të të dyja shteteve./Përshtatur nga REL



3 Comments

  1. Nuk hiqni dore nga manipulimet ju te Lapsit.
    Behet fjale per bisedime teknike,, midis teknicienesh. Edhe ne Janar u mbajt nje miting i tille dhe natyrisht Rama nuk do ishte aty, sikur nuk ishte dhe tani.
    Ju vete e thoni se behet fjale per raundin e 63 te bisedimeve.
    Mos krijoni lajme kot aty ku nuk ka lajm.
    Thjesht po ju hidhni bananen e rradhes majmuneve qe komentojne kundra Rames ne kete portal.
    Shikoni tani kur te kercejne mamjmunet shqupista me komentet e tyre briliante .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *