• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias viziton sot Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias viziton sot Tiranën. Dendias e nis ndalesën e tij në Shqipëri me një takim me kryepeshkopin Anastas. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke, Dendias do të takohet edhe me homologen Olta Xhaçka dhe më pas në orën 12.00 pritet të kenë një konferencë të përbashkët për mediat.

Dendias do të ketë një takim kokë më kokë edhe me kryeministrin Edi Rama.

“Bisedimet do të fokusohen në çështje me interes dypalësh, evropian dhe rajonal, me theks në rrjedhën e marrëdhënieve greko-shqiptare në të gjitha fushat, përgatitjet për Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), zhvillimet në Ukrainë pas pushtimit rus, në rajonin e Mesdheut Lindor dhe në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor” informon zyra e shtypit e Ministrisë.

Një ndër temat e bisedimeve në axhendën diplomatike të ministrit pritet të jenë dhe çështja e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Shqipëria dhe Greqia kanë ngritur një komision të përbashkët teknik për të diskutuar një marrëveshje mes të dy vendeve për çështjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi.



12 Comments

  1. Nga keto bisedime qe do behen mes Rames dhe ministrit grek shpresojme qe te arrihet ndonje marreveshje pozitive ne te miren tone .

  2. marreveshiet duhet te kriiohen nga marredheniet e mira qe te kemi me nieri tietrin dhe kete po e ben me se miri edi rama

  3. Cdo shtet aderues duhet te zgjidhe problemet kryesore dypaleshe and konfliktet me fqinjet, vecanerisht ato qe lidhen me ceshtje territoriale, perpara se te antaresohet ne Bashkim

  4. Nje shembull i mire eshte procesi i antaresimit te Greqise. Asaj i eshte dhene antaresimi ne BE pavaresisht problemeve historike dhe shume te rendesishme me palen Turke, edhe pse marreveshja e Ankara-se thekson se Qipro nuk mund te antaresohen ne asnje organizate nderkombetare pa pelqimin e shteteve garant si Turqia, Greqia dhe Mbreteria e Bashkuar.

  5. Shpresoj qe ky takim te shkoje sa me mire dhe uroj qe marredhenia me greqine te perfocohet dhe pse jo te kemi ndonje marreveshje te rendesishme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *