• |
ide | kryesore

Del shifra, sa do të jetë gjoba për ata që nuk mbajnë maskë pas së enjtes dhe kush do ta vendosë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kushdo që nuk mban maskën edhe në rrugë pas 15 tetorit, do të gjobitet. Mësohet se gjoba do te jetë në masën e 3 mijë lekëve të reja – (30 mijë lekë të vjetra).

Do jetë policia bashkiake dhe ajo e rendit ata që do të vendosin masën administrative, ndërsa si agjent mbledhës i saj do të jetë OSHEE përmes faturës së energjisë elektrike.

Deri tani vendet e rajonit si Kosova dhe Mali i zi e kanë me detyrim mbajtjen e maskës në hapësira publike, ndërsa Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje Hercegovina e përdorin pjesërisht atë.

Po ashtu edhe vendet e Europës si Italia, Spanja, Polonia, Sllovenia dhe Turqia e kanë me detyrim mbajtjen e maskës edhe në rrugë, siç do të jetë në Shqipëri prej mesjavës.



4 Comments

  1. Nuk keni pare gje akoma. A i soset durimi ndonjehere ketij populli ? Te te mos lene as me

    marre fryme ? Neser do te na vene edhe helmete dhe do te detyroje te zvarritemi duke i

    kerkuar meshire e ai do te kenaqet tuj u qeshe me zvarranikllekun tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *