• |
ide | kryesore

Rita Ora ,mesazh dedikuar vajzave shqiptare: Mos hiqni kurrë dorë

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Rita Ora ka dhënë ditën e djeshme,me rastin e ditës ndërkombëtare të vajzave një mesazh frymëzues.

Rita është ftuar nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës për të mbajtur një fjalim përmes një videoje për disa vajza që ishin të pranishme atje. Këngëtarja ka inkurajuar të gjitha të ndjekin rrugën që ato dëshirojnë dhe të kenë besim të plotë tek vetja.Në fund ajo u ka bërë thirrje  të vazhdojnë të ecin përpara pa frikë.“Përshëndetje! Jam Rita Ora. Pavarësisht se a vendos të bëhesh këngëtare, balerin, atlete, piktore, aktore apo shkencëtare, mjeke, ti duhet të zgjedhësh rrugën që do të ndjekësh. Kjo i ndihmon vajzat dhe gratë në Kosovë dhe në mbarë botën të besojnë tek vetja dhe të kuptojnë që i kanë aftësitë, njohuritë e duhura dhe fuqinë për të zgjedhur të ardhmen e tyre.I jam shumë mirënjohëse familjes time dhe shoqërisë që më kanë mbështetur në përzgjedhjen time në karrierë deri këtu ku jam. Çdo ditë bëj sakrifica dhe planifikoj të vazhdoj kështu në mënyrë që të frymëzoj dhe motivoj jo vetëm veten por shpresoj dhe shumë vajza gjithandej. Vazhdoni përpara dhe sundoni botën në mënyrën tuaj. Dhe mbani mend ju keni fuqinë për ta bërë këtë”, është shprehur Rita.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *