• |
ide | kryesore

Maska edhe në rrugë, Tomini: Kështu Kosova uli ndjeshëm infektimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ekspertja e ISHP, Eugena Tomini thotë se janë një sërë elementesh që janë vlerësuar dhe që çuan te detyrimi për të mbajtur maskën me detyrim edhe në rrugë.


“Janë një mori elementesh që janë vlerësuar. Janë vlerësuar tre indikatorë: sa i përket pozitivitetit, nëse do të kishim raste të shtuara në spital dhe niveli i vdekjeve. Është vënë re se në 5-6 javët e fundit ka filluar një tendencë në rritje e pozitivitetit, por edhe e vdekjeve, në Evropë, por edhe në rajon.


Pse duhet të jetë një masë kaq e fortë dhe çudibërëse në popullatë, ndërkohë që shumë vende me kulturë, si Mali i Zi, Kosova, po të shohim vetëm këtë të fundit ka një ulje drastike të rasteve vetëm me respektimin e kësaj mase.

Ne nuk kemi një protokoll specifik për Covid, ndaj dhe janë disa lloj masash që në momente të caktuara bëhen decizive për t’u zbatuar”, tha Tomini në emisionin “Real Story”, në News24. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. O idiote! Kosova eshte shembulli me i keq ne bote per tu mare.
    Kosova ka shifrat me te frikshme ne raport me popullsine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu