• |
ide | kryesore

Nicole Scherzinger mohon spekulimet e shtatzënisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Nicole Scherzinger, së fundmi u spekulua se po bëhet nënë për herë të parë.

Kjo pas disa paraqitjeve të saj, të cilat rrëmbyen vëmendje të madhe në tabloidet e huaja e po ashtu edhe në rrjetet sociale. Megjithatë, ajo ka mohuar këto aludime pasi ditën e sotme (martë) ka ndarë disa fotografi duke bërë joga e akrobacione të ndryshme. Në njërën nga pozat shfaqet tejet atraktive, teksa mban baraspeshën trupore.

Ylli i “Don’t Cha” ndërkohë në një moment reflektoi mbi veten duke medituar. “Unë jam e dashuruar, falënderuese, e guximshme, e bekuar”, shkroi ajo. “Jam e pandalshme, jam zgjuar. E mëshirshme. Unë jam hyjnore, unë jam unë. E hëna motivuese”, vazhdoi Scherzinger.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *