• |
ide | kryesore

Heqja e akcizës për karburantin e fermerëve/ Basha: Premtim i vjetër, kryeministri në panik total

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha e ka quajtur premtim të vjetër, të vitit 2013, heqjen e akcizës për naftën e fermerëve. Ky lajm u dha një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

“Siç keni parë këto premtime të përsëritura keni parë dhe përgjigjen që ka marrë. Këto janë premtime të bëra që në 2013, që po i bën prapë në 2020. Për heqjen e akcizës është premtim i 2013-tës. Çdo gjë tjetër tregon panikun total që e bën të premtojë se gomari fluturon. Por i vetmi gomar që fluturon me paratë e oligarkëve e dini mirë kush është. Shqiptarët nuk besojnë se gomari fluturon”, ka thënë se kreu i PD-së.

Sipas Bashës, premtimet e kryeministrit Edi Rama nuk duhen marrë fare parasysh pasi ai e ka thyer çdo fjalë të dhënë. Për kryetarin e Partisë Demokratike, kryeministri meriton tallje e përbuzje si dhe dënim me votë në 25 prill.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *