• |
ide | kryesore

OBSH: Situata në Europë është shqetësuese, kushtojini rëndësi masave

-Instant, Lajme, Të fundit



Përhapja e pandemisë së Covid-19 në Europë është shumë shqetësuese, ndonëse nuk është e ngjashme me atë të mars-prillit, ka theksuar sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Numri i rasteve ditore është rritur, shtrimet në spital gjithashtu. Covid-19 është shkaku i pestë i vdekjeve dhe pragu prej 1 000 të vdekur në ditë është arritur”, konfirmoi drejtori i degës europiane të OBSH-së, Hans Kluge. Kluge nënvizoi se duhet këmbëngulur në rëndësinë e masave të reja që do të merren në mbarë Europën për të ndaluar transmetimin e virusit.

Zona e OBSH-së në Europë, e cila përfshin 53 vende, përfshirë Rusinë, ka më shumë se 7,25 milionë raste zyrtare dhe gati 250 000 vdekje të lidhura me virusin, sipas të dhënave të organizatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *