Aktorja Eva Mendes ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm për të gjithë ndjekësit e saj.
Aktorja tregoi për ‘The Sunday Morning Herald’ se ka vendosur që ti rikthehet aktrimit. ‘Unë duartrokas për ato gra që mund t’i bëjnë të gjitha, por unë nuk jam një prej tyre dhe kam një zgjedhje për të mos punuar dhe e kuptoj sa me fat jam që është edhe një zgjedhje. Jam e lumtur që kam patur mundësi të qëndrojë me vajzat e mia, por tani që ato janë rritur unë kam filluar të ndiej sikur ambicia ime po kthehet,më ka lindur sërish dëshira për të aktruar’,u shpreh Mendes. Eva është shkëputur nga aktrimi që në vitin 2014. Ajo është e martuar me aktorin Ryan Gosling dhe kanë dy vajza së bashku.