• |
ide | kryesore

“Po luajmë kundër kriminelëve të Europës e ti më jep të verdhë?”: fraza shokuese e Mueller kundër Oliver

-Instant, Sport



Bayern Mynih debutoi me një fitore impresionuese kundër Atletico Madrid, duke e marrë rezultatin me një lehtësi të pamenduar, por pavarësisht se janë të gjithë motivet për të qenë të kënaqur ka nga ata në Bavari… që preferon të ankohet. E nuk është një i cfarëdoshëm…

Thomas Müller, ashtu si golashënuesi i edicionit të kaluar të Champions Leëandoëski, mbetën jashtë tabelës së shënuesve. E cuditshme, duke marrë në konsideratë që cdo herë që Bayern bën copë ndonjë 31 vjecari është në linjën e parë. E megjithatë gjermani në shënimet e arbitrit përfundon gjithësesi. Oliver e ndëshkoi me të verdhë në minutën e 21, kur ndeshja nuk ishte zhbllokuar ende e Atletico dukej në gjendje ti fuste frikën kampionëve të Europës. E sipas asaj që bën të ditur AS, sulmuesi i skuadrës së Flick nuk e ka pritur fare mirë, duke i rezervuar anglezit një diskutim shumë të vecantë, që do gjenerojë polemika.

“Po tallesh me mua? Po luajmë kundër kriminelëve të Europës e ti më jep të verdhë për këtë?”. Nuk është sigurisht një kompliment për skuadrën e Simeone, që e mbylli ndeshjen me 13 faulle të bërë e katër të verdhë (Renan Lodi, Koke, Hector Herrera e Torreira, të gjithë të ndëshkuar me Atletico në disavantazh të dy golave), kundër dy të Bayern (Müller e Alaba). Dikush në fakt mund të mendojë se Colchoneros…e kërkojnë pak këtë famë, duke parë grintën e Simeones në pankinë e atë në fushë të Luis Suarez e Diego Costa, që mungoi për dëmtim në këtë ndeshje, por gjithësesi pak diplomaci nga Mueller edhe mund të kishte…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *