• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës country

-Instant, Paparazzi, Slider



Jerry Jeff Walker, një këngëtar dhe kompozitor i muzikës ‘country’, i njohur për shkrimin e hitit “Mr. Bojangles”, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.

Vdekja e Walker u konfirmua për Fox News të shtunën nga ish-zëdhënësi i tij, John T. Davis. Davis tha se Jerry vdiq të premten pas një beteje me kancerin e fytit dhe sëmundjeve të lidhura ‘për disa vjet’. Ai ishte i njohur më së shumti për “Mr. Bojangles”, të cilin e shkroi pasi u takua me një interpretues në New Orleans në 1965, sipas një nekrologjie të marrë nga Fox News.

Familja e tij ka vendosur të mos bëjë një deklaratë në këtë kohë, tha ish-zëdhënësi i tij.

“Mr. Bojangles” është regjistruar dhe interpretuar nga një numër i madh muzikor, duke përfshirë Bob Dylan, Harry Belafonte, King Curtis, Dolly Parton, Nitty Gritty Dirt Band dhe Nina Simone.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *