• |
ide | kryesore

Ekzekutohet para gruas 50-vjeçari në Fier (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 50-vjeçar u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Fier rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh”.

Nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ahmet Toska, 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”.

Ky i fundit është vrarë me armë zjarri, pranë banesës së tij, ndërsa dëshmitare është bërë gruaja e tij, e cila ka parë të gjithë skenën. Ndërkohë që autori fill pas krimit është larguar, ndërsa ulërimat e gruas kanë alarmuar lagjen, raportojnë mediat. Viktima ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë, ashtu si për çdo ditë, ndërkohë që një person i paidentifikuar e ka qëlluar me armë zjarri nga afër, në kokë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *