Në një konferencë për gazetarët, presidenti Ilir Meta ka thënë se Presidenca i është drejtuar Komisionit të Venecias me një kërkesë lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Kreu i shtetit tha se 12 pyetje i janë drejtuar këtij komisioni dhe është kërkuar një opinion urgjent për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor.
“Mendoj se është momenti i duhur për t’ju bërë të ditur juve dhe opinionit edhe kërkesën e presidentit për një opinion urgjent për ndryshimet e njëashme drejtuar komisionit të Venecias. Me qëllim që të sigurohen standardet minimale të zgjedhjeve veçanërisht sistemi i kontrollit është jofunkisonal iu drejtua Komisonit të Venecia me një kërkesë”, tha Meta.
Tre ditë më parë, presidenti ka kthyer ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan me votat e mazhorancës si dhe të disa deputetëve të opozitës parlamentare.