• |
ide | kryesore

Kumbulla merr elozhet e Gazzetta dello Sport: “Një luftëtar që nuk dorëzohet kurrë”

-Instant, Sport



Një vit më parë në këtë kohë, Marash Kumbulla kishte komplikuar sa e komplikuar ishte Serie A: në shtatë ndeshje kishte shënuar një gol e marrë një karton të kuq. Por ishte koha që po i bashkohej botës së të mëdhenjve. Tani shqiptari kuptoi sa e komplikuar është edhe të bëjë kapërcimin nga një qytet i vogël si Verona në një metropol si Roma, edhe pse po e administron në mënyrën më të mirë. Ndërkohë, në fushë, nuk dorëzohet edhe kur gabon (goli i parë i Ibrahimovic) e vazhdon të luajë me siguri, duke i vënë gjërat në vijë me kalimin e minutave.

Jashtë fushe ka zgjedhur të mos humbasë në fjalë e trafik, aq sa ka marrë shtëpi 5 minuta larg Trigorias. Asnjë vonesë për të arritur në stërvitje, asnjë vonesë për tu kthyer: në moshën 20 vjecare për të ka rëndësi vetëm futbolli. E faktet janë nga ana e tij, duke qenë se i dhuroi tre pikë Romës: dy në Europa League kundër Young Boys, duke e transformuar barazimin në fitore, e një në kampionat në San Siro kundër Milan. Dy gola në 5 ndeshje janë një arritje për mbrojtësin, që po zbulon, përvec mbrojtjes, edhe të ndihet në sulm.

Tetori është muaji i tij i preferuar. Një vit më parë debutoi me kombëtaren e Shqipërisë, disa javë më parë luajtur ndeshjen e parë nga minuta e parë me kuqezinjtë e tre gola mes Romës e Veronës (në 2019 kundër Sampdorias) kanë ardhur të gjithë në këtë muaj. Tani Kumbulla nuk do të ndalet: e di se nga e enjtja, me rikthimin e Smalling, ai Mancini e Ibanez luajnë për dy fanella, por e di edhe se anglezi nuk mund ti luajë të gjitha ndeshjet. Ja përse duhet të vazhdojë në këtë rrugë, duke limituar gabimet difensive e në këtë kuptim prezenca e Smalling është ndihmë e madhe.

Edhe pse vetëm 20 vjec, djaloshi duket i maturuar, si tregon autokritika e djeshme: “Mund të përmirësohem në gjithcka e shumë, bëra një gabim që mund ta evitoja por për fat e korigjova me golin”. Gol që e vendos mes katër mbrojtësve të lindur pas 2000 që kanë shkuar në gol në top5 kampionatet europianë këtë sezon. Kushedi nëse një vit më parë, kur luante ndeshjet e para për Veronën, Kumbulla e imagjinonte se në 12 muaj do ti ndodhte e gjithë kjo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *