• |
ide | kryesore

Përse më tremb linçimi ndaj Jozefinës  

1, Ide

Në të gjitha mediat pranë opozitës qarkulloi në mënyrë uniforme një intervistë e shkuar e Jozefina Topallit, në kohën kur ishte kryetare e kuvendit dhe nr. dy i PD. Aty, ish zonja e hekurt e demokratëve masakronte Gazmend Oketën si dikë që u katapultua në parti, e deshi atë për poste dhe iku kur i humbi ato. Topalli shtonte me përbuzje se PD është parti e idealeve dhe jo e atyre që përplasin derën duke pretenduar se nuk ka demokraci të brendëshme, vetëm pasi u ndërpritet kariera (video poshtë). 



Kush e ndjek situatën politike të tanishme e kupton lehtë se përse u zhvarros nga arkivat kjo video, pikërisht tani që Jozefina Topalli po përgatitet të konkurojë në zgjedhje me partinë e saj. 

Ajo është kuadruar në sfondin e linçimit si tradhëtare e Bashës, e paguar prej Ramës, njeriu që do ti prishë punë opozitës dhe që po i shërben pushtetit në prag të zgjedhjeve. 

Intervista e tetë viteve më parë po përdoret për të yshtur luzmën e militantëve ndaj dikujt që pështyma e hedhur lart po i bie mbi fytyrë, ndaj asaj që, përderisa nuk i përmbahet parimeve të veta të dikurshme, provon se sot po bën lojën e kundërshtarit. 

Kësaj kryqëzate i kanë shërbyer edhe etiketime si ato të organit zyrtar të partisë, gazetës RD, e cila njëherë e përshkruante Topallin si vrasëse me pagesë kundër opozitës dhe herën tjetër e reshtonte në faqe të parë mes kukullave të Ramës. 

Intervista që po i përdoret Jozefinës si mjet për të diskredituar qëllimet e saj të tanishme, nuk i shërben aspak linçuesve të saj. Ajo përpara se të dëshmojë që “zonja e hekurt” ka shitur shpirtin, nga që po vepron ndryshe nga ç’besonte dikur, tregon se sa mendje ngushtë dhe fanatik mund të bëhet kushdo kur e kufizon lirinë dhe gjykimin e tij brenda mureve të militantizmit partiak. 

Personalisht unë ndihem shumë më pranë Jozefinës së sotme, sesa Topallit të djeshëm, duke qenë gjithmonë kundër hordhive që dikur ajo i ndërsente ndaj tradhëtarëve të partisë e që tani, si trashigimtarë të denjë të së njëjtës mendësi, i janë përveshur asaj.

Këto lloj turmash ekstremiste nuk kanë as memorie, as logjikë. 

Eshtë e kotë që përballë tyre të ngresh disa pyetje.

Po si është e mundur që të besoni se Topalli qenkësh shërbëtore e pushtetit, kur ajo u bë e para grua që u përball me të dhe kriminilët e tij në parlament?

Po si mund të thoni sot se ajo po i prish punë PD-së, për sa kohë nuk folët asnjë fjalë kur Basha e largoi brenda natës nga partia si një relike të pavlefshme? 

Po si mund të të rezultojë tani pengesë, përçarëse, fajtore për humbjen e mundshme të së ardhmes, ajo që vlerësuat se nuk hynte më në punë?

Po si mund të imagjinoni se firmos në borderonë e Ramës, kundër Bashës, kur, pikërisht ajo, u nxor nga politika në mënyrë skandaloze dhe antidemokratike, nga pakti okuli i këtyre të dyve, që polli më pas dhe disfatën e PD-së?

Doni të besoni tek justifikimi se ajo u spastrua bashkë me Patozin, Boden, Imamin, Bregun, Rulin ngaqë ishin pjesë e mëkateve qeverisëse të së shkuarës? Bëjeni, por atherë duhet të gjeni shpjegim për prezencën e Sali Berishës.

Doni ti kërkoni koherencë dhe ti kujtoni mënyrën se si ajo është sjellë me të larguarit e dikurshëm nga PD? Askush nuk iu ndalon. Por kjo nuk i bën nder as të shkuarës dhe sidomos as të ardhmes së kësaj partie.

Doni ta kërcënoni të mos hapë gojën dhe të bindet kokëulur për padrejtësinë që iu bë, në emër të shtëpisë së përbashkët? Eshtë e drejtja juaj. Ama, ngjan pak si absurde të amnistoni fajtorin dhe të predikoni sakrificë nga viktima.

Natyrisht është e kotë të rekesh ta bësh këtë debat me ata që refuzojnë apo përtojnë të mendojnë. Por stimulimi i këtij dialogu është me vlerë për pjesën jo militante të shoqërisë. 

Ajo duhet ftuar të reflektojë se e drejta dhe e vërteta absolute nuk gjendet vetëm brenda selisë së partisë. Se ai që ka vulën nuk ka me vete domosdoshmërisht edhe arsyen. Se jo gjithmonë të qenit në opozitë është simbol i moralit dhe cilido që i kundërvihet linjës së saj zyrtare është i shitur apo tradhëtar.

Pikërisht linçimi, i frymëzuar nga qendra, që po i bëhet Jozefina Topallit është një sinjal i keq i mendësisë autoritare që ekziston, jo vetëm në krahun e pushtetit, por që tenton të imponohet edhe brenda opozitës.

Në këtë kuptim, ky është një ogur i trishtë për të gjithë ne. Historia e afërt përbën paralajmërimin e asaj që mund të ndodhë nesër.

Edi Rama që është sot nuk mbiu nga qielli. Ai u farkëtua edhe gjatë kohës kur qe në opozitë.

Kur dikush e kritikonte për spastrimin që i bëri PS, atë e etiketonin si shërbëtor të Berishës. Kur dikush ngrinte zërin për shndërrimin e një partie të majtë në një grup biznesmenësh milionerë, ai fshikullohej se donte të hiqte vëmendjen nga Gërdeci dhe 21 janari. Kur dikush fliste për mos largimin pas humbjes në zgjedhje, ai shpallej si tradhëtar i zemrave socialiste.

Dhe këshu arritëm sot tek pushteti i pakufishëm i një të marri, pa fre dhe pa kontroll. Përfunduam këtu edhe për arsyen se e farkëtuam opozitarizmin si privilegj të një njeriu të vetëm dhe anatemuam këdo që predikonte një rugë të ndryshme nga e tija.

Rasti Jozefina Topallit është sinjali i paralajmërues i përsëritjes së kësaj historie fatkeqe.

Natyrisht, askush nuk mund të vërë bast për qëllimet e saj. Askush nuk e di se sa ështe ajo e motivuar nga parimi apo nga mëria, nga dëshira për të bërë mirë apo nga instikti i hakmarrjes. Askush s’është në gjendje të thotë nëse ka peshë ti prishë punë PD-së, apo ta forcojë opozitarizmin.   

Por, ama një gjë është e sigurtë, fushata për shpalljen e saj armike, as nuk i fsheh problemet e opozitës, as nuk e mbulon dot spastrimin antidemokratik të katër viteve më parë. 

Për më tepër ajo prodhon efektin e kundërt. 

Ajo, në rastin më të keq për PD, parathotë një fat si ai kur Topalli denigronte Oketën, ndërsa në rastin më të keq për shqiptarët, paralajmëron ardhjen e një lideri të pagabueshëm, që ka triumfuar mbi tradhëtarët.

©Lapsi.al

47 Comments

  1. Bushat, paske fillu’ te merresh me kurva?????
    Natyrisht qe s’po marrim guximin FARE ta paragjykojme kete PROSTITUTE PROFESIONISTE SI TOPALLI.
    Në Gjermani e gjetkê paguajne taksa keto.
    Po me Majlinda Bregun, s’po merresh fare më?

    1. Po cvlere ka Xhozi aman. Na hapet barkun. Pasi ua mbushi bythen Saliu me poste e ofiqe u dukej vetja se cfare ishin. Bashes bravo i qofte qe i qeroi te tille ekstremista te superkorruptuar. Pas 8 vitesh rehati ne shpi e duke shijuar pasurite e korrupsionit qe bene, tani duan nga nje cope tjeter. Kjo deshmon per moralin e tyre te lig politik.

      1. A e ke seriozisht ti? Mir ato te tjeret po Rudina Hajdari car korrupsioni ka bere (po flas per te personalisht, jo per nenen e baben e saj). Problemi ketu eshte qe Basha eshte vete krye Kukulla e Rames. Ai i sherben kryekeput interesave te Rames. Basha hoqi ca te korruptuar, dhe vuri ca te korruptuar te tjere por qe ishin servilat e tije. Eshte Turp qe Basha hoqi dhe ate tipin qe denoncoi rastin e Babales.
        Me vjen vertete keq qe ka akoma njerez kaq naiva sa te besojne se Basha dhe Rama jane kundershtar dhe qe punojne per interesat e Shqiperise, secili ne menyren e vet. Te dy ato jane shoke, miq dhe po punojne fort qe ta zhvasin dhe ta shkaterrojne sa me shume kete vend. Perfundimisht kete vend e ka mare lumi.

        1. Ti nuk ma merr mendja se mendon me të vërtetë kështu, kjo që shkruan ti quhet diversion.

          A nuk e kupton se Bashën nqs nuk i fiton këto zgjedhje do ta përzënë nga PD?

          Si mund të bëjë marëveshje me ramën kur nqs nuk fiton e ka fundin politik të sigurtë?

          1. Hahaha Kot nuk thone shpresa vdes e fundit …
            Edhe ju shpresoni per nje te ardhme me te mire por jo, vendi po shkon drejt humneres.
            Une nuk besoj se Bashen do ta perzene nga PD po humbi, jam 90% i bindur per kete. Pastaj Basha, Rama (mbase dhe Saliu, nuk jame shume i sigurte per kete) kane punuar fort qe ta shkaterrojne edhe ate cik PD qe ishte, edhe po te iki Basha nuk ka me figura politike me integritet ne PD.
            Mua me vjen shume keq qe vendi im ka perfunduar ne kete derexhe, dhe na ka detyrur te marrim rruget e emigracionit, por ky eshte realiteti i hidhur.
            Tashme meshte mese e qarte qe te gjitha keto po behen me qellim per te shpopulluar Shqiperine, per kete jam 110% i sigurte.

  2. Nuk ka efetk te kundert Bushat sepse ajo interviste tregon se Topalli eshte nje nga te rendomtet e politikes shqiptare. Edhe ate e mori dhe e vuri me dore Berisha erdhi pa, mori, iku dhe per inat te sime vjehrre shkon me mullixhiun. Ajo do te ishte dinjitoze nese nuk do votonte ligjet qe i vodhen pronareve pronat edhe pse vete i mori te gjitha, do ishte dinjitoze nese do insistonte qe ne administrate te integroheshin shtresa e perndjekur politikisht edhe pse e mbushi Kuvendin me katolike shkodre dhe futi ne Ministrine e Mbrojtjes trafikantin Valdrin Pjetri, nuk reagoi asnjehere ndaj autoritarizmit te Berishes etj… Jozefinen me Patoz, Bregun e Boden i karakterizoi e i talli edhe “modhi” Nard Ndoka, kur tha se ato nuk do bejne dot nje parti se duan te jene te gjithe Kryetare dhe ja si perfunduan qe per ti sherbyer Rames ne pamundesi te krijimit te nje partie se bashku, bene parti me shumice, QESHARAKE dhe MJERANE.

  3. Personalisht Bushati qenka i dashuruar më shumë me Jozefinën që ka dalë haptazi kundër gjithë partisë demokratike, sesa me Topallin që demaskonte me ashpërsi enveristët.
    Kjo nuk më duket ndonjë risi në mendësinë majtiste të Bushatit, pasi qëndrimin e tij majtist ai nuk e ka fshehur asnjëherë.
    Ama kjo “dashuria” e tij për Jozefinën antidemokrate, në vend që ta ndihmojë ate në karrierën e ndritur të partisë së saj të re, kam bindjen se do tja largojë asaj elektoratin demokrat.
    A mos paska të dhëna Bushati se ajo po krijon ndonjë parti të re tip Blushi me “socialistë të ndershëm” ?
    Të gjitha çfarë shkruan më tej Bushati me pretendimin se e djathta po e “linçon” Jozefinën, janë më duket vetëm lojra fjalësh shumë larg nga realiteti.
    Nuk kam dëgjuar asnjë nga krerët e partisë demokratike, as Berishën e bile as Bashën që të kenë bërë ndonjë fushatë denigruese kundër saj përkundrazi kanë vazhduar ti bëjnë thirrje për rikthimin e saj në PD.
    Nëse bëhet fjalë për “linçim”, është Jozefina që nuk ka rreshtur së sulmuari liderin aktual të PD e gjithë PD e në të njejtën kohë, ndryshe edhe nga majtisti Bushat, nuk e kami dëgjuar që të denoncojë me forcën e mëparëshme aferat korruptive të Ramës, që këto vitet e fundit janë shumëfishuar.
    Ju pashë z.Bushati që u kënaqët shumë me budalllallëqet vulgare të Lym Murrizit, një ndjenjë kënaqësie kjo jo fort e nderëshme. Po çfarë ndryshimi ka Rama nga Murrizi në retorikën vulgare e për karagjosllëqe ?
    Ndërmjet retorikës intelektuale të modelit demokratik perëndimor të Bashës e retorikës pasionante të Jozefinës, ka dallime të dukëshme, e kontrasti i Bashës me Ramën në gjithë kompleksitetin e formimit jo vetëm intelektual, por edhe moral, është shumë i theksuar.
    Ka shumë shkrime tuajat ku dashur padashur e keni evidentuar këtë kontrast.
    Sa demostroni këtu preferencat tuaja ideollogjike midis Topallit antikomuniste e Jozefinës antidemokratike, a nuk do të ishte më mirë që të analizonit se cilat janë kontributet e znj. Topalli për zhvillimin ekonomik e demokratik të Shqipërisë e cilat janë ato të Bashës ?
    Kontributet e znj.Topalli janë kryesisht emocionale propogandistike (pro kundër), kurse Basha ka pasur kontribute reale , si në ballafaqimin elektoral me Ramën në zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës, ahstu edhe si qeveritar, me arritjet konkrete në të tre dikasteret që ka udhëhequr si ministër.
    Nuk është e rastit se politikani më i sulmuar nga enveristët pas Berishës, ka qenë Basha e kjo vjen sigurisht nga që i janë trembur performancës së tij.
    O Zot !
    Sapo postoj një koment e mendimndryshe nga Bushati, menjëherë më del shënimi se “po komentoni dendur”

  4. Edhe kjo si gjitë tjerët që kur panë që nuk do përfitonin filloi vetëm të kritikonte Pd a thua se ajo ishte Pd.Pastaj të gjithë ata ministra që nuk u përfshinë si kandidatë nuk për arësyen se ishin të tillë por Pd kishte nevojë dhe për gjak të ri.Dhe këtë se pranon Topalli.Sa kanë qënë para saj në Pd?Të shumtë.Filluan një karierë dhe e mbaruan.Pa fjalë e të heshtur dhe intelektualë të vertetë e jo shumë të tjerë që bënin të kundërtën dhe krijuan partiçka.Ku janë?Sdihet nga janë.Vetëm ata që kuptuan që Pd është parti e të shumtëve dhe jo e individëve.Sa për Berishën mos e ngatëro sepse është simbol pavarësisht dhe të metave të tij.

  5. PROBLEMI I JOZEFINES ESHTE SE USHTU SI PATOZI KRIJOJNE PARTI PER TE SABOTUAR PD.

    KINI PASRASYSH KUR U KRIJUA PARTIA PATOZIT/ MERO KUR ISHIN ZGJEDHJET LOKALE.

    PASTAJ JOZEFINA NUK KA SNJE VLERE PERVEC SPIKERE E PARLAMENTIT DHE ATY JANE ATO GABIMET E VAZHDUESHME TE BERISHES.

  6. Mos u habit hiç o Bushat se dihet qe PDja eshte streha e llumit te PPShse dhe e ka ne gen luften e klasave dhe shpalljen armik te kujtdo qe ka mendim ndryshe,pastaj çfare pret nga nje parti qe drejtohet prej nje ish sekretari partie dhe komunist i betuar per 25 vjet…!

  7. Nje mut jan te gjithe po e keqja eshte se nuk cilesohen si te tille sa jane hypur ne fik. Kur bien nga fiku fillojne njerezia me i sha.

  8. Mos mbro te pabrojtshmen….qe jepte urdher te largonin prej zhelesh…..nga parlamenti….. niveli i ulet komunikimi….sa dhe Spiropali …si e manget ne kulture dje fliste per sharen e Bashes qe ngeci ne gozhden e Topallit….hasss pse ka gozhde Topalli……Ajo tashme eshte vrima e eret e ideve Rilindase per te krijuar parti te djathta me mbeshtetes te majte….si ata te listes se Patozit….

  9. Or Bushat,I vetquajtur opizitar me te gjithe edhe kur n’fakt ndonjehere flet pallavra.Pertendon se e njeh filozofine e shqiptarit,por ke deshtu’.
    Te mocmit nuk kan than kot:”Per inat te vjehrres,shkoj e fle me mullixhiun”.
    E ke harru Konicen e madh eah!?
    “Shqiptari ma shume gezohet kur ngordhe lopa e kojshise se sa kur i pjedhe vicin lopa e vet”.Shqiptarin e ke mik,s’te ban pune,t’u ba armik te ha mune “.Mos i harro,mentalitetin allashqiptar asht shume e veshtire me e zhduke.
    Analize e dobet or Bushat!!!

  10. Arsyetimit te Bushatit per Jozefine(rat), i mungon nje aspekt i rendesishem qe ai e harron: Askush nga ata qe tani dalin kunder PD-se, nuk kane bere ze aspak kur kane qene te pushtet, por vetem pasi u jane prekur interesat e ngushta vetjake.
    Prandaj kur rreket t’i justifikoje veprimet e tyre dhe rreshton gabimet e lidershipit te PD-se, duhet te thote ndonje fjale edhe per inkoherencen totale te veprimeve te “te pakenaqurve te dites se neserme”.

  11. Analiza e Bushatit qendron plotesisht. E di se kjo shkon kunder rrymes, por do perdor argumentat dhe jo fyerjet. Duke filluar nga fundi, ai titull me ato fotot aty, ngjan si gazeta e dikurshme Zeri i Popullit qe nxirrte fotot e “tradhetareve te popullit” per t’i diskredituar dhe jo si titull i nje gazete ne nje vend demokratik siç te pakten mendojme se eshte Shqiperia. Ai titull eshte shume i shpifur dhe vetem me demokracine nuk ka lidhje. Le te kaloime tek faktet. Pa u marre aspak me znj. Topalli ne pushtet apo ne opozite, mos harroni qe ka ndenjur 12 vjet ne opozite dhe vetem 8 vjet ne pushtet, dikush duhet te dale nga PD dhe te thote me cfare kriteri u hoq nga listat e deputeteve ne vitin 2017, menjehere pas marreveshjes se 17 majit. Nese eshte hequr mbi bazen e preferencave personale te kryetarit te partise, atehere znj. Topalli ka shume te drejte te krijoje nje grupim politik tjeter sic paten bere Rruli, Zogaj, Xhaferi (Ferdinandi kryetar i PD Durres per ata qe nuk e kuptojne) Tritan Shehu, Genc Pollo, Enno Bozdo, Kreshik Çollaku etj. Biles edhe Nard Ndoka qe ka marre mandatin nga PD ne vitin 2017, ka nderruar nja tri here parti dhe ka patur aleance me te dy krahet sipas interesit te momentit. Kjo nuk mund te thuhet per Topallin besoj. Argumenti tjeter, qe mund te jepet eshte se nga listea e kandidateve per deputete per Shkodren, te derguar ne KQZ nga kryetari i PD naten ne mes te 17 dhe 18 majit 2017, menjehere pas perfundimit te “disa muhabeteve” me Ramen, nga kjo liste moren mandatin Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Lorenc Luka dhe aleati Nard Ndoka, i cili kush e mban mend 21 janarin, ishte ne krah te opozites ate dite. Nga keta deputete, komisioni i ngritur ne PD per verifikimin e mandateve, ka perjashtuar Ulqinakun, Luken dhe Gurakuqin ndersa me Ndoken natyrisht qe nuk mund te merrej se ishte nga parti tjeter. Pra nga kater prurjet e reja te Bashes ne PD, mbeti vetem Spahia ndersa te tjeret per arsye qe nuk jane bere publike, jane skartuar. Ankimet e militanteve per Murrizin dhe Hajdarin nuk kane minimumin e vleres pasi ata ishin prurje e Bashes, biles Murrizin e kishte marre nga BK. Nese doni te flisni kunder ketyre dyve te fundit, duhet te kapeni fillimisht me ate qe i vuri ne lista dhe jo me ta personalisht. Gjithkush e di qe Murrizi, eshte ortak me nje deputet te PS, mos valle nuk e dinte kete listeberesi i nates mes 17 dhe 18 majit. Listat e asaj nate, cfare sollen per PD? Sa persona kane votuar me zemer te thyer me 25 qershor, por me e rendesishmja sa persona nuk kane shkuar fare te votojne ate dite, te neveritur nga cilesia e listave? A mban kush pergjegjesi per kete? Rizgjedhja e Bashes kryetar i PD pasi kishte ngrire funksionet e kryetarit, si ju duket? Pra problemi qe shtrohet eshte shume me i madh se znj. Topalli, z. Murrizi, apo znj. Hajdari. Problemi qe shtrohet eshte A DO JEMI NDONJEHERE VEND DEMOKRATIK? Jam dakord qe aktualisht eshte imperativ largimi i kesaj qeverije qe e ka cuar vendin ne shkaterrim dhe per momentin kjo eshte primare e per kete arsye do votoj PD edhe kete here. Por jam kurioz te di se cfare do ndodhe nese Basha nuk i fiton zgjedhjet. Uroj me gjithe shpirt qe kjo te mos ndodhe sepse nuk do ekzistonte me te pakten kombesia shqiptare, por ia kam shume friken sepse Basha nuk po ben asgje per te ngjallur fryme tek njerezit dhe pa fryme si ne vitin 2005, PD do mbetet ne opozite. Voten time e deklaroj, do jete per z. Alizoti nese ky do jete kandidat ne lista. Ama nese Basha humb, alibia e humbjes nuk duhet kerkuar tek Topalli te cilen e largoi vete Basha, as tek Murriz dhe Hajdari qe i promovoi vete Basha, por tek menyra e drejtimit te PD qe do duhej te ishte krejt ndryshe. Ne te kundert, le te quhet Partia e punes e rinovuar apo qofte edhe Republika e re ne te cilen nuk do kete vend askush qe eshte kunder Bashes.

  12. BUSHAT! NUK ME HYN NE PUNE BIOGRAFIA JOTE. I LEXOJ ME KNAQSI SHKRIMET TUJA. POR SIC KA NJI GRUP QE E SHAJNE PO ASHTU KA NJI GRUP SKUTHASH QE E MBROJNE. TEK E FUNDIT DHE JOZEFINA PARDESY TE BARDHE KA VESH NE VITIN 90.

  13. Jozefina po vepron gabim. 6 muaj para zgjedhjeve eshte nje xhest hakmarrje primitive dhe prej provincalje. Mos merre ne mbrojte te pa mbrojteshmen. Me modesti them qe po gabon ne kete analize
    ✌✌✌

  14. Prape nuk jam 100% dakort me ty Bushat, ndonese, megjithese i djathte, ndaj mendime te njejta me ty, qe dihet qe je i majte. Le te shohim pse. Se pari, megjithese PD eshte parti e djathte, ajo nuk i shpeton dot trashegimise se majte 50 vjecare te shoqerise shqiptare. Merite ketu nuk ka vetem Berisha, por, edhe Topalli. Une nuk jam dakort as me Topallin e djeshem, as me ate te sotmen. Ketu ndahemi bashke. Jo se me dhimset PD se jam vetem perkrahes i saj, madje jo ne 100% te rasteve. Po e perseris mendimin tim te thene ne nje koment tjeter. Keta njerez kane ardhur pa merite ne udheheqje te PD dhe po largohen pa ndonje faj te dukshem prej saj. Asgje e re ne frontin e politikes tek ne. Pse, do habiteshit ju po te largohej Spiropali neser? Une jo! Mos me thoni se Topalli kishte nje karriere ne PD kur u be nenkryetare e kuvendit. Madje me sa mbaj mend une (qofsha i gabuar) sikur ndikoi ne zhvendosjen e Arbnorit jashte parlamentit. Per te mos folur per Oketen,Topin etj te cilet per vete nuk kishin asnje vlere te vecante kur u katapultuan ne krye te PD. Kjo eshte taktika jo vetem e Berishes, por e te gjitheve ne krye te forcave te medha politike. Patjeter qe Topalli nuk eshte ne sherbim te Rames, as qe me shkon ne mendje kjo gje. Por edhe per te mund te themi qe e prune, perzuri, dhe e perzune. Nuk me harrohet arroganca e saj ne nje rast, me duket kur erdhi ne Shqiperi perfundimisht Leka Zogu. Ia rrembeu mikrofonin nga dora Bashes si te ishte lecke. Tani ky si shqiptar i mire ia ruajti inatin. Ose Basha donte ta kishte rrugen te sheshte duke ia faturuar deshtimet te tjereve. Por dihet qe Topalli nuk e shihte dot me sy Bashen. Por fajin nuk ua ka Basha, por Berisha. Ai vendosi vete per pasardhesin e tij. Ti Bushat thua se fajin me te madh per te metat ne qeverisjen e dikurshme e ka sidomos Berisha. Patjeter,por Basha nuk ka fuqi te kapet edhe sot me Berishen, e jo me dikur. Prandaj u kap me Topallin me Patozin e me te tjeret me rradhe. Por keta, si dikur anetaret e byrose politike, te gjthe kishin ndihmuar ne eleminimin e njeti-tjetrit. Po keshtu do vazhdoje kjo pune edhe per shume kohe, si djathtas, ashtu edhe majtas. Askush te mos me thote se nga krahu tjeter eshte me mire. Madje eshte me keq. Pastaj se sa pune prish tek PD dalja e partive te reja, une dyshoj se jo. Nuk prish pune. Nganjehere pyes veten nese do ta votonin Berishen po te dilte jashtePD? Topalli do te marre vota. Se sa nuk e di. Por rendesi per Ramen ka vjedhja e votave,e jo Topalli apo te tjeret qe nuk ia vlen te permendesh emrat. Topalli do bente mire te hynte ne aleance me parti te tjera te vogla per te mos i humbur votat qe do te merre pertej asaj se cfare themi ne tifozat per te. Sa per lideret, ata nuk jane as me te mire, as me te keqinj se Topalli. Njelloj zotni, njelloj. Me karriere por te katapultuar. Nuk ndikojne aq shume ne rezultat. Vetem vjedhja po. Ajo te fik deren. Sa te merremi me Topallin,me mire PD te sqaroje njerezit se si nuk do vidhet vota ime, e atij tjetrit etj. Nuk i cakton Murrizi apo Hajdari zgjedbjet, por Rama dhe i gjithe enturazh i tij malinj qe si tumor ka shtrire metastazat ne te gjthe vendin. Ketu kujdes PD. Te mos merren as me Topallin, as me Patozin. Te fksogen tek Rama. Aty eshte beteja. Humbja nuk te vjen nga votat e te larguarve, pir nfa vjefhja apo manipulimi.

    1. Re Bo te jap te drejte thuajse ne te gjitha. Por i vetmi gabim ne koment eshte se Topalli e largoi Arbnorin. Kur Ropalli u fut ne politike, Arbnori ishte kryetar i kyvendit. Ne 1997, ishin dy kandidate per nenkryetar nga PD, Arbnori dhe Topalli dhe maxhioranca votoi per Topallin. Ne zgjedhjet e 2005, Arbnorin e kandiduan ne Malesine e Madhe perballe Paulin Sterkaj qe luante ne fushen e tij. Nuk ma merr mendja se ate vend ia caktoi Topalli. Topalli ndenji tete vite ne opozite, ndersa Basha erdhi direkt dhe u be minister dhe nga minister kryetar bashkije i Tiranes. Rasti qe thua ti, kur Topalli ia morei per dore mikrofonin ka qene ceremonia mortore e Leka Zogut dhe behej ne Kuvend ku ishte kryetare Topalli. Qe midia tyre asgje nuk ka shkuar vaj l, kjo dihet nga te gjithe dhe kjo per arsye te Topallot qe shihte tek Basha rivalin kryesor per t’i zene vendin Berishes. Por nuk eshte e thene qe ne parti te kesh vetem miq e shoke se perndryshe do iahte shoqeri dhe jo parti.

  15. Historia filloi qysh me konferencen e Tiranes kur sekretari PPSH mori peng PD dhe e ktheu ne bajrak.

    Pashko, Imami, Ceka, Pollo, Hajdari, Meksi, Selami, Arbnori….. te gjithe armiq. Te gjithe themeluesit e PDs u shapallen armiq nga ish sekretari. RD dhe ushtria e muhaxhedineve slane gjo pa thone. Shiku i priste naten te cepi pallatit me i fut nonji dajak, kot, vetem per qejf te sekretarit.
    Ne 2003 u harrun te gjitha dhe u bone prap mjalt e t’lyn. Ish sekretari e hongri mutin qe kishte dhi po kshu bone edhe kto qe kishin ik. Mos harrojme qe Xhozi u fut ne politike duke i fut brylat Arbnorit, njeriut me te mire qe ka nxjere PD.

    Historia u perserit prap kur kamarieri i Rinasit, pa asnje merite ne PD bohet minister, prap minister dhe kryetar partie. Ah po merita e vetme ishte se ishte shok me gocen e bajraktarit qe asokohe e kishte hunden akoma si grep hajdutash.

    Topi, Oketa, Ngjela, Olldashi, Bregu, Selami, Patozi, Ruli, Imami, Topalli… te gjithe armiq. Bashke me Hajdareshen, Murrizin dhe nja 40 deputete te tjere qe ishin vu me firmen e kamariet te Rinasit. Per muhaxhedinet e shqupit te gjithe armiq, te shitur, hajdute….. Asnji fjale per Kacin e Zi, Duken e krimit, Like floririn….. Asnji fjale per kamarierin e Rinasit qe nuk ka fituar asnje pale zgjedhje. ASNJE. As ato te tiranes ku PD per turp te zotit u be aleate me Hysni Milloshin.

    PD duhet te mesoje te funksionoje si organizate demokratike. Po kjo nuk do ndodhe persa kohe qe bajraktari eshte kryetari real i PD.

  16. bushat lere qe keni ren ne nje shtrat ti,lubonja,zef preqi,preq zogaj,nikoll lesi e jozefina me qelbesirat komuniste ruqi e edvini por ja lepine dhe ter organet fundore .turp bushat me 21 janar e treguat vehten ju pleherat leninist.jozefina si frroku,ndoka e doshi.

  17. Nuk kemi ndonjë fakt se këto persona “demokratë” që po dalin me partitë e reja në opozitë me opozitën, të kenë marë ndonjë dorë nga paratë e kanabisit të Ramës, ama një pyetje llogjike duhet ta bëjnë të gjithë shqiptarët, të majtë e të djathtë :
    Përse Patozi, Murrizi, Hajdari apo Topalli, thirren me kaq zell për tu rëfyer në mediat haptazi pro Ramës ?
    Nëse këta persona do të ishin vërtetë një opozitë me rrezik për fitoren e Ramës, a thua do ti thërrisnin mediat e Bolinës që të bënin fushatë elektorale kundër tij ?
    Pra mediat e Ramës i thërasin pikërisht se këto “demokratë” po bëjnë fushatë elektorale kundër Partisë demokratike.
    Në hallin e madh që duket se e ka zënë Ramën, kur i ka dalë boja fare me gjithë ato afera korruptive, e kur ka edhe institucionet e BE kundër, mendon se edhe 400 vota tja heqë PD me
    këto katër parti, e mund të shpëtojë duke u kapur pas fijes së kashtës.
    Se sa vota mund të marë Patozi si një parti kambalecë e Ramës, këtë e pamë në zgjedhjet lokale të qershorit të vitit të kaluar.
    Asnjë nga këto parti “të reja” , veç inatit me Bashën, nuk ka dalë me ndonjë program politik apo ekonomik të publikuar. Kishin medemek si lejtmotiv “listat e hapura”, edhe kjo kartë ju dogj se Partia demokratike jo vetëm doli me kërkesën për lista të hapura, por i zvilloi edhe zgjedhjet e kandidatëve me këtë proçedurë.
    Tani ju ka ngelur vetëm karshillëku me Bashën, e sipas nismëtarit të parë për parti të re, Astrit Patozit, duheshka që Basha të heq dorë nga politika, që të fitojë ai.
    Ndërkaq edhe tre të tjerët kanë po të njejtin objektiv. Sejcili prej tyre thotë të iki Basha që të bëhem unë kryetar.
    Të më ndjejnë për mbase teprimin, po sikur të mbledhësh nja katërqind copë politikanë si puna e këtyre të katërrve, nuk i afrohen Bashës gjëkundi për performancë intelektuale e demokratike, paçka se Ramës i pëlqen të përhapë iluzionin se “Luli fle”
    Luli edhe të dojë të flejë, nuk e lenë ulërimat e qindra mijë shqiptarëve me thirrjet “Rama ik”
    Atyre që ju ka hikur gjumi fare këto kohë nga siklet kur dëgjonin në protestat e qindra mijë shqiptarëve sapo dëgjonin zërin e Bashës, thirrjet e fuqishme “Rama ik”, veç Ramës të parit, janë edhe këta të katërt që duan të garojnë me Bashën në çadrën e “ripjelljes së krimit”

  18. te krijosh parti eshte demokratike , problemi eshte se ne nuk jemi ne demokraci sot .Jozefina nuk esht “kukulla” e rames por strategjia qe ajo proklamonte po i shkon apo koincidon me ate qe do rama: copezimi i votes se djathte; a nuk esht rama qe po pengon krijimin e kualicioneve? JOZEFINA nuk perfaqeson politiken apo levizjen e re , eshte me e vjeter se Basha; te mbaj pergjegjesit e saj kur ishte me Salen si u soll ne pushte;dhe Ambicjet e saja nuk duhen te vihen interesit te perbashket, para rrezikut qe vet ti Bushat ke thene se gjendemi: instalim diktature. interesi privat ne liri eshte primar po problemi esht se liria jon po manipulohet; A nuk je ti bushat qe ke thene : ne dhe listat u hapen….te jeni sigurt se jan hapur ashtu si vota e 25 prillit do nr korrekt; rama do copetim te te djathtes plus vjedhje dhe te arrij qellimet. Tani se di se si do ja dalim….

  19. Ju kujtoj miqësisht këtyre katër kryetarëve të rij fraksionistë të PD që të mos i varin shpresat tek Rama, pasi e panë se çfarë ndodhi me Patozin.
    Mandej çoç ka rrjedhur ujë më shumë nga qershori i vitit të kaluar e duhet pasur kujdes të gjithë të ruhen nga qeni i tërbuar.
    Qeni i tërbuar duke e ndjerë se po i vjen ngordhja, kafshon kë të gjejë të parin, edhe të zonë e jo më ca kryetarucë me një furgon pasagjerë.

  20. Eh more Bushati, sa koqe paskërkeshke pas qenë. Një ditë do e kuptosh qe Edi Rama, sado i lig të të duket, eshte me i miri nga të këqinjtë. Këta tjerët, Basha, Meta dhe Berisha…o zot o zot. Rrij me shpresë që Shqiptaret mos të gabojmë dhe t’ju japin pushtet.

  21. Kush ja paguan ata njerez qe i shkojne pas ne keto ceremoni plot perplot me media???

    Mos valle e ka seriozisht apo do ti beje opoziten opozites pikerisht kur Rama gjendet nen kerkesat e vazhdueshme te ke be gjermanise etj qe te mos e rivotoje kodin?

    Dmth po ta perkthesh ne fakte konkrete europa po i thote rames te ike .

    Tani ca roli ka edhe nje here jozefina??

    Apo do jete ne te njejtin front si patozi hajdari murrizi dhe bamir topi tu honger fara??

    Sa i embel qenka leku , del ish kryetarja e parlementit dhe ben veten per 2 leke…

  22. Eshte normale per mendesine e PD, qe te lincojne kedo, qe i prish planet qe ka per te mare pushtetin. Parti te tipit gazerma si PD e PS e ka te domosdoshme marjen e pushteti qe te egzistoje si grupim i njerzeve qe jane ne to per interesa personale. Ne nje parti ku nuk ka ideale politike, ose moral politik, lidhja e individeve ose te grupime te ndryeshme njerzore, shperbehet po nuk paten perfitim ose shprese per interesa e tyre. Histori e vjeter e PD.

  23. Per sa kohe burnesha te kapte per zhelezh e te qiste jashte, ishte gru e mire. Tani osht kurve, hajdute, e shitur….. Vetem Sali sekretari osht i pagabushem.

  24. Per pak po e barazon Topallin me Z. Thacer. Nuk kemi kohe te riciklojme ishdemokratet qe demokrat ne ideale e shpirt nuk ishin. Ju dha mundesia e treguan veten, e shfrytezuan kete mundesi jo per te ndertuar nje demokraci me “D” te madhe por per interesat e tyre teper te ngushta. Jemi te lodhur e te mashtruar nga politikane Made in topalli.

  25. Të mos harojmë se në Partinë demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013, pati një zhvillim normal demokratik.
    Kryetari e themeluesi i PD, doktor Berisha, në mënyrë të paevokueshme dha dorheqjen nga funksionet partiake e pas tij këtë e bënë edhe dy nënkryetarët, Topalli e Patozi.
    Pas kësaj në PD u bënë zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë.
    Topalli e Patozi, ashtu si Berisha nuk mund të kandidonin pasi kishin dhënë dorheqjen.
    Dolën dy emra, ai i Bashës dhe Olldashit, që të dy ministra të suksesshëm të qeverisë Berisha por që me votimin që u bë, Basha mori 80% të votave.
    Dy nga antarët e kryesisë pra një pakicë, gazetarët me profesion Bregu e Patozi, preferonin kolegun e tyre gazetar Olldashi e jo juristin e formuar në perëndim, Bashën.
    Këta dolën me pretendimin se në zgjedhje u manipuluan votimet, por nuk bindën askend me fakte për këtë.
    Që mund të ketë pasur edhe ndonjë pasaktësi, apo që pamvarësisht se Berisha nuk mbajti publikisht anën e Bashës, ishte krijuar mendimi se ai preferonte ate, pikpyetje të madhe do të kishte nëse diferenca e votave do të kishte qenë e vogël e jo 80% me 20%.
    Me këtë rast do të shtroja pyetjen :
    Për Shqipërinë postdiktatoriale enveriste, midis një juristi apo ekonomisti të shkolluar në perëndim, e një gazetari me formim të realizmit socialist, a nuk do të ishte më i preferuar si lider partiak një jurist si Basha ?
    Gazetares Bregu si ministre e integrimit, edhe mund ti shkonte profesioni i saj në këtë detyre, por Olldashi si gazetar, me llogjikën normale nuk mund të konsiderohej si kryeministër i ardhshëm, ashtu siç mund të konsiderohej një jurist si Basha i angazhuar edhe nga OKB në Kosovë..
    Kurse i mefshti gazetar Patozi, sigurisht as nuk hynte fare në listë
    Pretendohet se paskej qenë Basha ai që i paskej larguar të tre këta sherrxhij..
    Por përse të mos marim të kundërtën se ishin këta të tre, që shkelën parimin demokratik të shumicës, e ngulnin këmbë si mushka që Basha duhej të largohej, pa e motivuar këtë kërkesë ?
    Asnjë nga këta të tre nuk u largua si deputet i PD, ndonëse vazhdimisht ata sulmonin publikisht liderin e PD.
    Le të mos harojmë se zgjedhjet e 2017-s u karakterizuan me një përplasje të fortë me Ramën, le të kujtojmë bllokimin e parlamentit me çadrën para kryeministrisë, le të kujtojmë se një ministër socialist gjerman doli me ultimatumin se “Gjermania do të njohë edhe zgjedhjet njëpartiake në Shqipëri”.
    Pikërisht në këtë situate tepër konfliktuale me Ramën, treshja e sipërpërmendur, u bë edhe më agresive jo vetëm kundër Bashës, por edhe kundër gjithë opozitës.
    Ishte kjo arsyeja që ata nuk u vunë në listat e reja për kandidatë për deputetë, por pa ju a hequr antarësinë në parti..
    U bënë përsëri zgjedhjet për kryesimin e PD, e Basha i ftoi që të tre të regjistroheshin si kandidatë.
    Bregu e Topalli nuk deshën të kandidojnë kurse Patozi i vuri kusht Bashës , se do të kandidojë, nëse Basha do të hiqtte dorë nga kandidimi ??????????.
    Si kandidat ishte edhe një figurëe vjetër e PD, z. Selami që kishte thuajse 20 vite që jetonte në SHBA, e që më duket se erdhi në Shqipëri më shumë për tu martuar sesa për tu marë me politikë.
    Tani le të dalim tek fenomeni shqiptar.
    Po si nuk hoqën dorë shqiptarët që duan medoemos të bëhen gjeneral e nuk e pranojnë rolin e ushtarit.
    Mirë se Topalli kishte një emër të nderuar në lëvizjen demokratike e në PD, po çne të dalin ushtarët e tipit Shvejk si Lym Murrizi dhe e bija e Azem Hajdarit që ti bien gjoksit se unë do të bëhem i pari i vendit ?

  26. Ne shkrimin e ores 12:57, nje person mundohet te sqaroje , natyrisht duke mbrojtur PD dhe Bashen, me nje interpretim , ose me sakte pa e paragjykuar, me ato cfare di. Duke qene se njoh mjaft mire situaten e asaj kohe dhe te tashmen, detyrohem t’i jap nje pergjigje. Topalli dhe Patozi qe kishin dhene doreheqjen pas humbjes se 2013 mund te kandidonin pasi ne vend te doreheqjes, ata mund te ngrinin funksionet e tyre sic beri Basha ne 2017 dhe pastaj te kandidonin lirshem. Arsyeja e moskandidimit duhet kerkuar diku tjeter. E thene haptas, arsyeja e moskandidimit te tyre ishte sepse Basha ishte projektuar te pakten qe nga 2006 qe te vendosej ne krye te PD. Ata e dinin mire kete gje dhe ia lane “te drejten” e kandidimit te ndjerit Olldashi duke i dhene mbeshtetjen e tyre. Olldashi cilesohej si kandidat qe gezon mbeshtetjen e drejtuesve te PD ne ate kohe. Arsyet e zgjedhjes se Bashes ne krye te PD, duhet t’i kerkohen Berishes dhe askujt tjeter. Duhet te keni te qarte se shume antare te PD-se, per te cilet dyshohej se do votonin Olldashin, u lane jashte liste. Patozi i nderuar zoteri, si shume te tjere, ka qene pjese e drejtimit te PD sepse ishte i shantazhueshem per disa arsye qe nuk kam ndermend t’i shkruaj ketu. Pa hyre ne detaje te tjera, Patozi ne 2017, nuk kerkoi te hiqte dore Basha nga kandidimi, por Basha te jepte doreheqjen si kryetar me funksione “te ngrira”. Basha nuk e beri kete dhe i fitoi zgjedhjet ne PD me te njejtin rezultat qe i fitoi zgjedhjet ne Bjellorusi, Lukashenko. Ne paragrafin e fundit permend tre emra, Topalli, Murrizi dhe Hajdari. Lidhjen qe kane me Bashen keta tre emra e dine te gjithe. Topalli u largua nga Basha pa dhene as shpjegimin me te vogel. Murrizi dhe Hajdari u promovuan nga Basha. Mire se me Hajdarin u ndikua nga kujtimi i te jatit te ndjere, po me Murrizin qe dihet boterish se eshte ortak me nje deputet te PS dhe kishte kandiduar kunder PD, cfare e lidhte Bashen? Ne fund te ketij komenti dua te sqaroj se me Bashen nuk kam asgje personale, perkundrazi. Ama me politikanin Basha kam probleme. Ketu po flas vetem per problemin kryesor qe kam me te. Basha nuk eshte PD. Basha eshte kryetar “i zgjedhur” i PD, por PD eshte dicka miliona here me e madhe se Basha qe e ka drejtuar dy-tre here ne humbje skandaloze. Dhe per ta mbyllur, per te gjithe ata qe sulmojne Topallin e te tjere, perfshir edhe RD qe nxjerr per turpin e saj fotot e kundershtareve te Bashes quke i quajtur te shitur tek Rama njelloj si gazeta tjeter partiake dikur, i kujtoj te gjitheve se marreveshjen me Ramen ne 2017 e beri Basha dhe asnje prej atyre emrave qe permenden, biles dy prej tyre moren mandate ne saje te asaj marreveshjeje. Prandaj fajet, gabimet dhe deshtimet duhen kerkuar aty ku jane dhe jo te shpiken teori konspiratie, apo te sulmohen njerez te fajshem apo te pafajshem, per deshtimet e dikujt qe merr persiper te jete PD.

    1. O djalo !
      Po i lemë mënjanë të gjitha arsyetimet realiste apo subjektive, interpretimet e ngjarjeve sipas militantizmit partiak apo sektar, pasi unë kam 30 vite që muk jetoj në Shqipëri, por ato për të cilat kam shkruar, i kam nga çfarë kam dëgjuar nga personazhet politikë të cilët i kam përmendur me emër.
      Lavdi Zotit në këto dekadat e fundit, mediat televizive e interneti na ka krijuar mundësinë edhe ne emigrantëve , edhe duke qenë mijra kilometra larg, të jemi të azhornuar me gjithshka ndodh në Shqipëri pothuajse me shumë se gjysma e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri.
      Përse them më shumë ?
      Sepse duke qenë larg, meraku për vendlindjen shtohet më shumë.
      Shoh se ke shkruajtur një çarçaf , për të më mbushur mua mëndjen se duhet të vlerësoj thashethemnajat e kafeneve të Shqipërisë..
      Nuk kam fare nevojë të arsyetoj mbi bazën e thashethemeve, derisa kam mundësinë tju referohem atyre që kanë deklaruar publikisht politikanët shqiptarë e që i kam dëgjuar direkt me veshët e mij.
      Nuk i kam njohur e nuk njoh për së afërmi asnjerin nga politikanët shqiptarë, por vlerësimin e performancës së tyre e bëj nga mënyra se si komunikojnë në publik, nga shkalla e nivelit të tyre intelektual, e nga idetë apo kauzat politike që mbrojnë. Për ta plotësuar më mirë njohjen e portretit të tyre, e kam parim që për sejcilin të shoh në GOOGLE, nëse ka hyrë në faqet e Wikipedias , ku mund të gjesh informacione të plotapër gjithësejcilin.
      Njëkohësisht me këtë, meqë jetoj prej vitesh në një vend europian me demokraci të konsoliduar, e kam mundësinë që të bëj krahasimet e performancave të politikanëve shqiptarë me ata europianë. meqë zotëroj edhe disa gjuhë të tjera veç shqipes.
      Mund të jem ndoshta i gabuar, por nga të gjithë politikanët të vjetër apo të rij shqiptarë, politikani që i afrohet më shumë formatit të politikanëve liderë europianë, më është dukur Lulzim Berisha.
      I kam ndjekur me interes që të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, e nga të gjitha fushatat elektorale, më ka lënë një mbresë të pa harueshme, fushata e Bashës përballë Ramës në zgjedhjet lokale të vitit 2011.
      Kur ndiqja ate fushatë e shihja Bashën se si komunikonte me publikun. jam shprehur tek miqtë se më në fund dëgjova një politikan me formim demokratik perëndimor edhe në Shqipëri..
      Ndonëse edhe Basha më vonë, nën ndikimin e një politike tepër primitive, ja ka lejur vetes që të dalë nga formimi i tij, ai prapë ngelet një politikan shembullor.
      Rama , pamvarësisht nga natyra e tij e çakërdisur e mungesa e njohurive për shtetin ligjor, por edhe tendencave korruptive, është aq i zgjuar sa ta kuptojë që ka përballë një kundërshtar politik që ka epërsi ndaj tij, prandaj ka gjetur epitetin “Luli që fle”, për ta zhvlerësuar, pasi e di që në nivelin e përgjithshëm të opinionit publik shqiptar, vlerësohen politikantët e zhurmshëm e arrogantë.

      1. Nuk doja te beja komente te tjera mbi kete teme, por meqe ne oren 17:04 ke bere nje replike, e ndjej veten te detyruar te te pergjigjem.
        1- Se pari ato qe kam shkruar, i kam perjetuar vete, nuk jane llafe kafenesh. I kam rene shkurt sepse nuk dua te flas ne detaje. Nese do te njiheshim, do ulesha ne kafe me ju dhe do jua vertetoja me fakte, po kjo pak rendesi ka.
        2-Basha ka vetem dukjen prej perendimori, por nuk ka shume lidhje me perendimin. Ne perendim me sa marr vesh une nga ato dy-tri gjuhe te huaja qe di, behen marreveshje, por jo pazare si me 17 maj, apo me traun e Kukesit apo te tjera.
        3-Ne vitin 2005, ne prezantimin e 100 kandidateve te PD, nga shkallet e Pallatit te Kultures, Basha ka deklaruar se rrjedh nga nje familje e persekutuar politikisht. Deklarim i rreme per te perfituar ne kurriz te atyre qe kane vuajtur sistemin njelloj si une.
        4-Jane te shumta kauzat dhe vijat e kuqe te perqafuara apo te vena nga Basha, qe jane harruar me kalimin e kohes. Nuk dua te them se i ka shitur sic thuhet neper kafene, por qe ka pertuar t’i coje deri ne fund mund ta them me pergjegjesi te plote. Pra me e pakta qe mund te thuhet eshte se nuk ka kurajo per t’i cuar deri ne fund kauzat qe ngre vete. E ketu nuk me duket se ka dicka perendimore.
        5-I fundit dhe shume i rendesishem per mendimin tim, eshte publikimi i djeshem ne faqen kryesore te RD qe ngjason shume (eshte tepke do thonin korcaret) me publikimet e bera nga gazeta simoter ZP per “armiqte e populkit”

  27. komentin me te mire e ka bere lubonja,i humba dy here dy vota thote ne shkrimin e sotem .njehere me blushin dhe njehere me bojaxhiun.te dy dolen si paterica te rames.kush ka kohe per te bere eksperimenti dhe te mbaje ne qafe ramen le ta beje .kjo lufte nuk eshte midis rames e bashes por lufte midis korrupsionit,varferise ,krimit ,largimit masiv te njerezve ,papunesise qe perfaqesohet nga shqiptaret e ndershem perkundrejte bandes kriminale ne pushtet dhe atyre qe u jane bere paterica.po pse nuk stimulojne nje levizje nga e majta e te krijojne nje parti te pakten nga stani i rames qe te besonim dhe ne qe murrizet me ,rudinat dhe topallet kane njefare besushmerie.ne nuk shofim asnje kritike sado te vogel te ketyre lakejve kundrejte nje qeverie te inkriminuar qe po e masakron kete popull por jane drejtuar me te gjitha baterite kunder bashes dhe opozites,ne njerzit e ndershem nuk kemi kohe te bejme eksperimente sikur edhe me njerzit me te ndershem e te paperlyer dhe jo me me keta letyra e prostituta te mirefillta ne shebim te rames.

  28. As Olldashi dhe as Jozefina nuk kishin asnjë shans të bëheshin kryetarë të PD,për shkak të fesë të tyre,ashtu si kurrë Veliaj nuk do bëhet kryetar në PD…
    Milo ,mund t’u thotë diçka më tepër sepse ka qenë prezent në Sant’Egidio…..

  29. Basha nuk ja mohoi Ina Topallit kandidimin për deputete, ajo kandidoi normalisht dhe ishte në grupin e parë të të zgjedhurve. Mirëpo Ina nuk ishte dakord me vendimin e PD që parashikon deklarimin e pasurisë të kandidatëve për deputet, prandaj u tërhoq nga gara. Si do ti justifikojë Ina të gjithë ato pasuri të vëna vetëm me punën si politikane, të gjitha ato apartamente kart e poshtë, ato vila nëpër Razëm etj, fëmijët nëpër shkolla, etj? Rroga si deputete apo fitimet e burrit marangoz-noter janë të deklaruara dhe nuk mjaftojnë. Prandaj iku me bishtin ndër shalët (e shkurta). Ky është sebepi i fasadës për vetëtërheqjen nga kandidimi në PD i Ina Çoba Topallit. Arësyeja kryesore është e thellë, shumë shumë e herëshme, fillon qe nga fëmijëria e rinia, me adoptimin e Inës në familjen e ndyrësirës së DPB të Shkodrës, Rasim Kuqi, haleja e sigurimit, ku ajo u rrit si motër me vajzën e Rasimit dhe gruas së tij, Gruaja e Rasimit njëkohësisht tezja e gruas së Sul Bushatit, sekretarit të parë të Partisë Punës në Shkodër. Aty është lidhja e Inës me PPSH, me sigurimin e shtetit, me Ditmir Bushatin që e punësoi Inën dhjepllomate të Rilindjes në Mal të Zi. Ina Çoba dhe familjarët e saj nuk kanë punuar asnjë ditë në prodhim në kohën e komunizmit, me shumë lezet ato janë rregulluar nëpër zyra të ndërmarrjeve prodhuese, si ekonomistë të mesëm ose normistë, si shpërblim për shërbimet e fshehta bdaj rregjimit. Të zinjtë e ullirit i kanë hequr familjarët e burrit të Inës, para se të martohej, por Ina i konsideron si të sajat. Që në momentin që Ina u lidh me Lorenc Lukën dhe mori fuqinë në PD të Shkodrës, ajo ka punuar fuqimisht për për spastrimin e PD Shkodër nga demokratët e vërtetë, nga të persekutuarit e vërtetë shkodranë nga komunizmi, ajo ka punuar fuqimisht për të denigruar figurat e mëdha intelektuale të antikomunizmit shkodran sikurse Guraziu në fillim dhe Gurakuqi tashmë në fund. Partia Demokratike në Shkodër nuk humbet asnjë votë në Shkodër nga vetëshporrja e Inës, ajo merr vetëm votat e familjes së vet dhe të familjes adoptive Kuqi Bushati, të cilët nuk votojnë Rilindjen. U pastrua dhe një ****.

    1. O Daje, po ti a ke parasysh qe Ina i ngriti shkallet duke i fut brylat Arbnorit? Ose me sakte, Arbnori historikisht kandidat i Shkodres, u caktu ne malesi te madhe dhe Inen e katapultun si kandidate te sigurte ne Shkoder.
      Sekretari i PPSH i boni te gjitha kto. Sekretari qe eshte akoma kryetari real i PD.

      Tani ndaje mendjen: Ose Ina ka qene dhe eshte e persekutueme, ose PD ka qene dhe eshte fole spiunash te sigurimit.

  30. Kjo qe thote Bushati eshte, pa sens analize , sepse vetem te mendosh qe partia e Tpopallit do ti marre vota Pd ( gje qe shte normale) tregon se Topalli po e tradheton jo vetem partine qe ajo dhe te tjre themeluan , por po i ben nje favor shume te madh qenit tradhetar duke i hequr vota PD,e meqenese nuk arrin perqindjen vota nuk ka vlere pra i kalojne partise fituese! Atehere pse e tremb linçimi Topallit Bushatin, kur kjo partine krijoji pas refuzimit qe i beri PD -se per tu futur ne gare per tu zgjedhur si deputete apo ne kryesine e partise! Lliogikosht o, zoteri duket qe pikerisht pas refuzimit te saje te jete futur doçi per ta bindur te krijoje nje parti, qe ti prishe ekilibrin PD- NESE BAZOHEMI NE RRFTHANAT QE JANE KRIJUAR DHE NE LLOGJIKEN E GJERAVE! Tung Bushat , megjthe stimen qe kam per ju si gaetar edhe pse je i majte dhe une i djathte, here pas here analizat e tua jane kontrovrese! Eshte si ajo shprheja :ç’uje i ke dhene gomarit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu