• |
ide | kryesore

Moviola/ I anulloi tre gola e i dha penallti kundër: Var i pagabueshëm ndaj Morata, por penalltia nuk ishte

-Instant, Sport



Juventus-Barcellona ishte një ndeshje plot episode që kërkuan ndërhyrjen e VAR, por përtej fitores së merituar të Barcelonës në Torino, moviolisti i Pressing Champions League, Graziano Cesari, ka gjetur një favorizim të katalanasve në rastin e golit të dytë, që mbylli ndeshjen.

Në fakt, tre golat e anulluar Moratas me ndërhyrjen e Var kanë qenë të saktë: “Në të 15′ Morata i mori kohën e lëvizjes e pikërisht në atë fraksion sekondi është rëndësia, me shpatull sulmuesi është përtej mbrojtësve të Barcelonës. Kështu edhe në të 30′, gjithnjë me asist të Cuadrado, është në pozicion jashtë loje për gjysëm figure, më e qartë se e para. Në fund, Morata ishte i ndaluar, por sërisht pak centimetra në pozicion jashtë loje. Situata objektive por spanjolli i Juventusit ishte edhe shumë i pafat”.

Nuk kishte asnjë diskutim në kartonin e dytë të verdhë për Demiral, por tek penalltia e Barcelonës VAR nuk ishte aq preciz sa në rastet e anullimit të golave bardhezi: “Faulli i Bernardeschit ndaj Ansu Fati është jashtë zonës. Var në këtë rast gaboi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *