• |
ide | kryesore

Video/ Antwerp turpëron Mourinhon: Milan ekzaltohet në Europë, edhe kur nuk është Champions

-Instant, F1, Sport, Video



Kanë përfunduar 12 ndeshjet e para të raundit të dytë të Europa League e golat e spektakli kanë qenë prezent, duke e bërë pasditen argëtuese, por jo për Tottenham. Skuadra e Mourinhos, një nga kandidatet për trofeun final është turpëruar nga modestët belgë të Antwerp. Milan ndjen aromën europiane dhe merr fitoren e dytë në grup, duke shkatërruar 3-0 Sparta Pragë, ku më cudi se fitorja bën humbja e penalltisë nga Ibrahimovic.

Grupi G
Leicester e Braga shkojnë tashmë në përballjen direkte me pikë të plota pas dy javëve të para. Foxes fituan në transfertën e AEK 1-2 me golat e Vardy me penallti e Choudhury, ndërsa Tankovic nuk mundi të evitojë zero pikë në klasifikimin e grekëve. Përgjigja e Bragës erdhi po jashtë fushe, kur portugezët mposhtën 1-2 Zorya.


Grupi H
Milan fiton edhe të dytën dhe tani e sheh veten i vetëm në krye të renditjes, në kohën kur Lille bllokohet 2-2 nga Celtic. Italianët me Diaz, Leao Dalot kanë siguruar suksesin pavarësisht penalltisë së humbur nga njeriu-imazh Ibrahimovic kur rezultati ishte 1-0. Lille mbetet e dyta me 4 pikë, por tani Celtic është kërcënues.



Grupi I
Villareal e Maccabi nuk kanë probleme të marrin fitoren e dyta, duke e bërë një cështje personale vendin e parë të grupit. Nëndetsja e verdhë nuk e pati problem të likuidojë 1-3 Qarabag në transfertë, duke përmbysur golin e Këabena me rrjetat e Pino e dy herë Alacer. Izraelitët fituan ndeshjen e tyre 1-2 përballë Sivaspor, duke qenë tashmë në pozita komode për kualifikimin.



Grupi J
Asgjë nuk ka surprizuar më shumë se fitorja e Antwerp ndaj Tottenham. Skuadra e Mourinhos është rrëzuar në transfertë ndaj surprizës së grupit, falë golit të Refaelov në minutën e 29. Tani belgët janë të parët me pikë të plota, ndërsa Spurs ndajnë vendin e dytë me LASK që ka marrë një fitore heroike 4-3 përballë Ludogorets, që shënoi edhe numrin më të madh të golave në 12 takimet e para.

Grupi K
CSKA e Moskës e Dinamo e Zagrebit bëjnë paqe në derbin sllav, ndërsa Wolfsberger shkatërron Feyeenord 1-4 në shtëpi. Një rezultat i cuditshëm që e katapulton formacionin austriak në vendin e parë me 4 pikë. Rusët e kroatët kanë nga dy pikë, ndërsa hollandezët mbyllin grupin me 0 pikë në dy takimet e para.



Grupi L
Spektakël i Crvena Zvezda në shtëpi. Serbët imponohen 5-1 ndaj Slovan Liberec, në një sukses shumë të rëndësishëm për vendin e dytë. Dy skuadrat tani janë me pikë të barabarta 3, në kohën kur kryeson me pikë të plota Hoffenhaim. Gjermanët shkatërruan Gent në Belgjikë 1-4, duke i lënë ata në vendin e fundit pa asnjë pikë.






EUROPA LEAGUE – GROUP G
AEK Athens 1 – 2 Leicester City
Zorya 1 – 2 SC Braga
EUROPA LEAGUE – GROUP H
AC Milan 3 – 0 Sparta Prague
Lille 2 – 2 Celtic
EUROPA LEAGUE – GROUP I
Qarabag FK 1 – 3 Villarreal
Sivasspor 1 – 2 Maccabi Tel Aviv
EUROPA LEAGUE – GROUP J
LASK 4 – 3 Ludogorets Razgrad
Royal Antwerp 1 – 0 Tottenham Hotspur
EUROPA LEAGUE – GROUP K
CSKA Moscow 0 – 0 Dinamo Zagreb
Feyenoord 1 – 4 Wolfsberger AC
EUROPA LEAGUE – GROUP L
FK Crvena Zvezda 5 – 1 Slovan Liberec
Gent 1 – 4 Hoffenheim



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *