• |
ide | kryesore

Zbulohet i infektuari tek Real Madrid: Militao është pozitiv ndaj Covid

-Instant, Sport



Në vigjilje të sfidës së rëndësishme të Champions League kundër Inter, Real Madrid bën të ditur, me një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare, se lojtari që rezultoi pozitiv me Covid-19 pas xhiros së fundit të tamponeve, të kryer mengjesin e djeshëm është Eder Militão. Një goditje e fortë për Zinedine Zidane, që e kishte pritur brazilianin pas një dëmtimi e që për sfidën me zikaltrit duhet të bëjë gjithashtu edhe pa Carvajal, Nacho, Odriozola e Lucas Vázquez (i dëmtuar në sfidën e fundit të kampionatit).

Të gjithë komponentët e tjerë të grupit të skuadrës e të stafit teknik, specifikon pastaj Real Madrid, kanë rezultuar negativë.

KOMUNIKATA
“Real Madrid CF bën të ditur se lojtari ynë Éder Militão ka rezultuar pozitiv në testin COVID-19 të kryer dje, e djelë në mëngjes. Të gjithë lojtarët e tjerë e stafi teknik i skuadrës së parë, ashtu si të gjithë punonjësit e klubit që punojnë drejtpërdrejtë me ta, kanë dhënë rezultat negativ në të njëjtin test. Në të njëjtën mënyrë, konfirmohet edhe njëherë se të gjithë, përvec Éder Militãos, kanë dhënë rezultate negative në testet antigene të kryer mëngjesin e sotëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *