• |
ide | kryesore

Sulmi terrorist në Vienë/ Tre shqiptarë në tre pozicione të ndryshme

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në aktin terrorist të Vjenës ku mbetën të vdekur katër qytetarë dhe u plagosën 22 të tjerë janë përfshirë edhe tre shqiptarë në role krejt të ndryshme nga njëri tjetri.
i pari është terrorristi nga Maqedonia, Kujtim Fejzullahi 20-vjeçari, që qëlloi në drejtim të civilëve, duke lënë të vdekur katër prej tyre. Gazeta Expres njofton se sipas raportimeve të mediave austriake, Fejzullahi me rrënjë shqiptare ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS dhe pak para sulmit, u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të policisë terroriste të ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.

Ai kishte qenë edhe në ruajtje nga të shërbimi sekret austriak, meqenëse ishte në mesin e 90 islamistëve që nuk u lejuan ngaautoritetet në synimin e tyre për të shkuar të luftojnë drejt Sirisë. Për pjesmarrjen në këtë organizatë terroriste, përmes së cilës synonte të udhëtonte dret Sirisë, me qëllimin për tu bashkuar me policinë terroriste të Shetit Islamik, Kujtim Fejzullahi ishte dënuar me 22 muaj burgim. Sipas ministrit të Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer deri më tani, Fajzullahi është autori i vetëm i këtij akti makabër. “Tani për tani nuk ka prova për një autor të dytë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Por, ky nuk është shqiptari i vetëm që u përfshi në këtë sulm. Edhe një prej viktimave është nga Maqedonia e Veriut.
Sipas raportimeve të mediave maqedonase bëhet fjalë për Nexhip Vrenezin, 21 vjeçar. Ai dyshohet se u qëllua për vdekje në momentin kur kishte dalë nga lokali ku po pinte kafe, për të ndezur një cigare.
Në mesin e pjesëtareve të policisë që u konfrontuan me sulmuesit, ishin edhe tre zyrtarë policor që janë me prejardhje nga Kosova, bëri me dije ministrja e jashtme Kosovare. Por mes tyre deri më tani me emër është identifikuar vetëm njëra: kosovarja Doruntina Miroci.


Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë kanë luftuar me terroristët rrugëve të kryeqytetit austriak.
“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë”, ka shkruar ai në Twitter.



8 Comments

  1. Është rritur me atë frymë dhe i ka ngjitur me atë frymë shkallët e besimit të Byrosë Politike duke mos u ndalur përpara asgjëje, duke u bërë kanakari i zemrës së udhëheqjes komuniste dhe persekutori i kolegëve të tij, dy prej të cilëve u degdisën në fshatrat e Kavajës çiftë të shkretët, burrë e grua, me kamion me gjithë shtëpinë mbi karroceri, syrgjynosur vetëm e vetëm prej zellit fanatik të një sekretari partie që habiti edhe vetë Komitetin Qendor me ngulmimin e tij.

    Dhe që ishte ky vetë, varrmihësi i çdo vlere morale të politikës së pas vitit ’90, prurësi në demokracinë e sapolindur i dyfytërësisë së skajshme ngritur mbi artin e mashtrimit….Dhe salihu bashke me kete islamikun

    1. Po pse tre shqiptare ???
      Kur ja do puna quhen maqedonas, kosovare malazez, greke. Kur doni ta nxini jane shqiptare !

  2. Nje krim i panevojshem, tmeresisht brutal, i denushem. Zoti i denofte keta vrases, qe me aktet e tyre na deshperojne.

  3. Mamit te fala nga palla po çfar pi…. e sateme do ketu ky koment ti je me keqe se ky xhihadisti
    MGUSHLLIME KETI FATE KEQIT . DHE URIME KESAJ GOCES

  4. Ja si erdhen kohet – Rrenje shqiptare sot mund te kete mbase 1/10 e Evropes tashme!
    Sepse perandorite Fuqimisht te Medha e copetuan Shqiperine ne 4-5 shtete qe ne vitet 1800 dhe shqipetaret sot jane kthyer ne hebrenjte e rinj, rrugeve dhe qyteteve te ketij kontinenti, vlerat e te cilit tashme jane komprometuar rende!!!

  5. Cfare mentaliteti kane keta -langaraqet -ishte mbesa ime ,ishte nipi im-punen kane bere .parane kane marre .Mja o idiote me keto -a doni me per Belulin-por ulni koken dhe mos e hapni menderen .por te na vije turp per ata monstra terroriste Shqiptare qe marrin jete te pa fajshme.

    1. PO kur nje idiot nga ne, na turperon, sic na turperoi ky Kujtimi, ca te bejme sipas teje? Te pakten ta zbusim sadopak, duke vene ne pah para te huajve qe ishin edhe 3 police shqiptare, dhe nje viktime shqiptare. Bile duhet te thoshte edhe qe njeri prej policeve shqiptar, kishte arrestu 4 nga ta. Tani, se ambasadori krenohet pak qe paska lidhje me policen, nuk prish shume pune. Pune prish Kujtimi jo lajmi se kishte dhe 3 heronje shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *