• |
ide | kryesore

Britney Spears nuk do të performojë më nëse i ati vazhdon të mbajë kujdestarinë

-Instant, Paparazzi, Slider



38-vjeçarja Britney Spears mbetet një nga yjet më të dashura të epokës moderne, por ka pasur jetën dhe financat e saj të kontrolluara, metodë që përdoret zakonisht për të moshuarit, të dobëtit ose me aftësi të kufizuara, që nga 2008, pas problemeve me shëndetin mendor dhe abuzimit me substancat narkotike.Jamie Spears, babai i këngëtares ka qenë përfaqsuesi i saj ligjor prej 12 vitesh. Ai kontrollonte çdo vendim apo dokument që nënshkruante këngëtarja, për shkak të shqetësimeve lidhur me shëndetin mendor të 38 vjeçares.Britney, e cila është kundër “kontrollit” nga i ati, është përballur me këtë të fundit në gjykatë por përgjigjia për të ka qenë sërish negative.Gjykatësja nuk pranoi të pezullojë James Spears nga kontrolli që ka ai mbi jetën dhe karrierën e vajzës prej 12 vitesh. Për këtë arsye, avokati i Britney-t njoftoi se këngëtarja ka vendosur të heqë dorë nga muzika për aq kohë sa i ati nuk heq dorë prej saj.

“Klientja ime më informoi se ka frikë nga babai saj,”– tha Ingham para gjykatës. “Ajo nuk do të performojë më nëse i ati vazhdon të mbajë kujdestarinë e Spears.”

Shumë fansa të Britny-t mendojnë se ajo po detyrohet të firmosë dhe të bëjë marrëveshje kundër dëshirës së saj. Për këtë shkak në rrjet qarkulloi një fushatë nën moton #FreeBritney!

Në vend të të atit, ajo preferon, që kujdestarja e saj të jetë Jodi Montgomery, sikurse ka qenë përpara disa vitesh, për gati një vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *