• |
ide | kryesore

Dy shqiptarë protagonisë në filmin kushtuar jetës së Ibrahimoviç

-Instant, Paparazzi, Slider



Zlatan Ibrahimovic do e shohim së shpejti si aktor protagonist edhe në kinema, jo vetëm në fushën e blertë. Sipas mediave italiane, Lucky Red ka njoftuar se do të merret me shpërndarjen e filmit “I am Zlatan”, që do të përshkruajë të gjithë jetën e futbollistit suedez.

Jakob Beckman dhe David Lagercrantz janë skenaristët e filmit, që do të bazohet tek autobiografia “I, Ibra”, që është shkruar nga Zlatan dhe Lagercantz. Regjisor i filmit do të jetë Jens Sjorgen, ndërkohë që pjesa më e veçantë qëndron tek aktorët. Është mësuar se aktorët që do të luajnë rolin e Ibrahimovic janë me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Bajraktari Andersson që do të luajë rolin për periudhën e jetës së Zlatan nga 7-13 vjeç dhe Granit Rushiti nga 17 deri në 23 vjeç. Zlatan është përfshirë vetë në këtë projekt, duke ndihmuar në shkrimin e skenarit, për të cilin kanë nisur edhe xhirimet në Suedi dhe do të përfundojnë në Amsterdam. Pritet që filmi të dalë në kinema vjeshtën e vitit 2021.

https://www.youtube.com/watch?v=A4xzkIC-Erg&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *