• |
ide | kryesore

“Prison Break” duket se do të ketë një fund “të hidhur”

-Instant, Paparazzi, Slider



Seriali i famshëm amerikan i vitit 2005, i cili ka bërë namin në Netflix dhe në platforma të tjera, “Prison Break”, duket se do të ketë një fund “të hidhur”. Aktori kryesor në rolin e “Michael Scofield”, Wentworth Miller, nuk pranon të luajë më për asnjë sezon të ri të serialit, megjithëse fansat po presin me padurim sezonin e gjashtë. Në vitin 2017, “Prison Break” u rikthye shkurtimisht me një sezon të pestë dhe ende s’ka asnjë njoftim zyrtar për sezone të reja. Në një postim në Instagram, aktori kryesor i cili në 2013-ën pranoi publikisht homoseksualitetin e tij, u shpreh ndër të tjera:

“Jo më Michael. Nëse jeni fansa të serialit, duke shpresuar për sezone shtesë … Unë e kuptoj që kjo është zhgënjyese. Më vjen keq. Nëse jeni të mërzitur dhe shqetësoheni sepse keni rënë në dashuri me një burrë të luajtur nga një homoseksual i vërtetë … Kjo është puna juaj”- ka thënë Miller.

Pra, “Michael Scofield” ka vendosur të mos përfshihet më në serial nëse do të ketë një sezon të ri, që me shumë gjasa do të jetë e pamundur pa aktorin kryesor dhe të preferuarin e publikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *