• |
ide | kryesore

Thomas Strakosha pozitiv me Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit dhe një herësh lojtari i skuadrës së Lacios, Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane, të cilat bëjnë me dije se ekipi i Lacios është përfshirë në telashe për këtë çështje.
Immobile, Lucas Leiva dhe Thomas Strakosha nuk u lejuan nga UEFA të udhëtonin në Kiev, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e trete në fazën e grupeve, pasi kishte dyshime të forta mbi vërtetësinë e tamponëve. Në Itali nisi një hetim ndërsa ritestimi i tamponëve ka nxjerr një përfundim që mund t’i hap telashe skuadrës.

Mbrëmjen e së martës kanë dalë përgjigjet e ritestimeve që ju nënshtruan tre lojatarët, Immobile, Luca Lieva dhe Thomas Strakosha. Vetëm ky i fundit rezultoi pozitiv, ndërsa dy të parët negativë. Dyshohet se klubi i Lazios dhe laboratori “Futura Diagnostica” kanë manipuluar rezultatet e analizave për COVID-19 të lojtarëve të Lacios.

Ndërkohë edhe disa muaj më parë ish-lojtari i Torinos, Massimo Brambati, tha se Strakosha ishte infektuar me koronavirus, por vëllai i shqiptarit Dimitri Strakosha hodhi poshtë zërat.
“Duhet të të vijë turp që përhap gënjeshtra. Nëse nuk do të kisha respekt për moshën që ke do të hidhja personalisht në gjyq për dezinformim”, u shpreh Dimitri Strakosha asokohe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *