• |
ide | kryesore

Basha – Ramës: Duhet të më kishe dëgjuar mua. Je një dështim i madh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha iu përgjigj komenteve të Edi Rama se opozita nuk i duhet as dreqit, pasi nuk po i bashkohet shumicës në një kohë pandemie 1-shekullore.

Sipas Bashës, askush nuk e përtyp propagandën e Ramës. Këtë të fundit, Basha e quan një dështim të madh.

“Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë”.

“Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit,” shkruan Basha.

Lexo më tej: 

Rama – Bashës: Një opozitë që nuk bashkohet as në sëmundjen e shekullit nuk i duhet as dreqit 

Basha nxjerr VIDEO-n/ Pretendimi i Ramës përballë realitetit të qytetarëve për Covid-19 



2 Comments

  1. ahhaha…

    ky eshte loqe fare.

    ” Duhet te me kishe degjuar mua ….”
    Po pse more lulush kush je ti te te degjoje Rama ? Messia ?

  2. QE PALLOSHI ESHTE NJE DESHTIM SHUME I MADHE DHE NJE SUPERFATKEQESI PER KETE VEND E DIME TE GJITHE . PO TY KUSH TE NDALON NESER NE PUSHTET TE BEHESH DHE TE SILLESH SI KY? UNE NUK BESOJ INDIVIDIN IBESOJ SISTEMIT . POR JU SISTEMIN E KENI KATRANAOSUR ,PRANDAJ KUSHDO QE TE VIJ E NE PUSHTET DO BEJE TE NJEJTEN GJE . KETE E KA VERTETUAR EDHE KOHA . NDRYSHIME O BASHA NDRYSHIME DHE JO NDRYSHIME SA PER SY E FAQE POR RADIKALE , JEP SHPRES QE TE MARRESH VOTA NDRYSHE , DO KEMI VETEM RROTACION DHE STANJACION .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *