• |
ide | kryesore

Filmi që preku gjithë botën nominohet për çmim “Oscar”

-Instant, Paparazzi, Slider



Nëse ka diçka të bukur për të cilën do të mbahet mend gjatë karantina e këtij viti, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, është, pa dyshim, “Mrekullia në Qelinë e 7-të”. Filmi që bëri të qajë i madh e i vogël, është nominuar për çmimin “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.Në njoftimin nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, me një juri të përbërë nga 16 persona, ku gjenden përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe përfaqësues tjerë të kinemasë në vend, në Akademinë e 93-të Çmimeve “Oscar”, është nominuar kandidati i Turqisë për çmimin në kategorinë e Filmit më të mirë Ndërkombëtar.Juria vlerësoi 23 filma që kanë aplikuar, ndërsa ka zgjedhur filmin “Mrekullia në Qelinë e 7-të”.Filmi i vitit 2019 tërhoqi vëmendjen e artdashësve në Ballkan, e veçanërisht në mesin e shqiptarëve.Aktorët e filmit të famshëm janë Aras Bulut ?ynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, ?lker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal, Yurdaer Okur si dhe shumë të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *