• |
ide | kryesore

Vlonjati nuk iu bind patrullës, pas ndjekjes rreh policin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia u vu në ndjekje të një shoferi të pabindur në Vlorë mbrëmjen e djeshme, i cili nuk pranoi të ndalonte kur patrulla ia kërkoi këtë. E si të mos mjaftonte kjo, pasi u ndalua gjatë ndjekjes policore, i riu doli nga makina dhe kur efektivët po i bënin me dije shkeljen e kryer, i ka dhunuar ata.

“Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut është prangosur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë shtetasi R. M., dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse”, tha Policia.

Njoftimi

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë Rrugore, tentoi të largohej me mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi por u kap dhe prangos pas disa minutash ndjekjeje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 36 vjeç, banues në Hysoverdhë, Vlorë.

Në aksin rrugor Vlorë-Gjorm, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Benz”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe është larguar.

Pas disa minuta ndjekjeje, punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar dhe në momentin që po i komunikonin shkeljen ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësin e Policisë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut është prangosur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë shtetasi R. M., dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *