• |
ide | kryesore

U infektua me Covid-19, aktori i njohur shtrohet në spital me bashkëshorten

-Instant, Paparazzi, Slider



Richard Schiff është infektuar me Covid-19, së bashku me bashkëshorten e tij, Shiela  Kelley.

Ai ka treguar se është konfirmuar me koronavirus me datë 10 tetor. Ndërsa së fundmi, Richard ka njoftuar ndjekësit e tij me anë të një postimi në Twitter, se ndodhet i shtruar në spital. “Jam në spital, me ilace dhe oksigjen, po shoh përmirësime çdo ditë. Sheila është në shtëpi, duke u përmirësuar por sëmundja vazhdon. Ju dua të gjithëve,” shkruan 65 vjeçari. Ndërsa, Shiela me anë të një postimi në Instagram shkruan për gjendjen e bashkëshortit të saj.

“Këto 72 orët e fundit kanë qenë të gjata. Richard tani është në spital me oksigjen dhe me ilacin remdesivir. Ju faleminderit të gjithëve për lutjet dhe dashurinë tuaj. Ai do bëhet mirë. DO bëhemi të fortë,” shkruan aktorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *