• |
ide | kryesore

Strakosha fiton betejën me Covid pas një muaji: portieri del negativ

-Instant, Sport



Një lajm i mirë e një i keq nga tamponët në shtëpinë e Lazios: është rikuperuar Thomas Strakosha ndërsa Luiz Felipe ka rezultuar pozitiv. Nëse dje Immobile i ishte nënshtruar vizitave të aftësisë sportive për tu rikthyer në grup pasi kaloi pozitivitetin, sot ka qenë radha e portierit: tamponi negativ e testet mjekësore në klinikën Paideia në Roma. Inzaghi në konferencë për shtyp ka njoftuar se Luiz Felipe do të mungojë për shkak të Covid-19.

Me përfaqësimet e mira të Reina, mungesa e Strakoshës – i përfshirë bashkë me Immobile në cështjen e tamponëve pozitivë ose negativë sipas vendit të procesimit – kishte bërë më pak zhurmë se ajo e sulmuesit, por portieri në fakt mungon prej një muaji: ndeshja e fundit në Champions League kundër Borussia Dortmund, në 20 tetor. Vështirë të imagjinohet titullar që neër kundër Crotones por Inzaghi duhet ta ketë në pankinë për një rikthim mes shtyllave që njoftohet të jetë gradual por i shpejtë: bardhekaltrit kanë sërisht tashmë numrin 1 të tyre.

Diskutim tjetër për Luiz Felipe: “Është infektuar me Covid dy ditë pas Juventus. Synojmë ta rikuperojmë së shpejti në rast të një rezultati negativ” ishin fjalët e Inzaghi për mbrojtësin brazilian që kundër Crotones ishte i destinuar për pankinën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *