• |
ide | kryesore

“Më në fund negativ”. Dzeko i shënon gol koronavirus pas 17 ditësh ndeshje

-Instant, Sport



Kapiteni i Romës, Edin Dzeko, ka mundur Koronavirus dhe lajmin e ka ndarë me tifozët në rrjetet sociale. Pasi të kryejë edhe vizitat e aftësisë sportive sulmuesi do të kthehet në dispozicion të Fonsecas.
Pas 17 ditësh, Roma rigjen Edin Dzekon që më në fund ka rezultuar negativ ndaj tamponit, pasi kishte rezultuar i infektuar me Covid në 6 nëntor: “Më në fund negativ. Tani mezi pres të kthehem të stërvitem me shokët e mi për ti ndihmuar të vazhdojnë të luajnë kaq mirë” ka shkruar boshnjaku.

Pas vizitave të aftësisë sportive Dzeko mund të vihet përsëri në dispozicion të teknikut portugez: në teori për transfertën e Europa League në Cluj të enjten, në praktikë, duhet të kthehet në fushë për ndeshjen kundër Napolit të dielën e ardhshme. Në kampionat, Roma, pikërisht në San Paolo, në fushë, ishte mundur herën e fundit korrikun e kaluar, ndërsa tani mund të udhëhiqet sërisht nga kapiteni i saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *