• |
ide | kryesore

Rekord Europian i Cadiz: nuk u fut asnjëherë në zonën kundërshtare për 45 minuta

-Instant, Sport



Përpara ndeshjes së humbur 0-1 kundër Real Sociedad, rekordi i Cadiz ishte ai që nuk kishte parë asnjë penallti në ndeshjet e tij: as në favor, e as kundër. Pas humbjes, Cadiz është futur në histori negativisht për një tjetër motiv. Skuadra e Cervera është e para në 5 kampionatet më të rëndësishme europiane që nuk e ka prekur asnjëherë topin në zonën kundërshtare në 45 minutat e para të ndeshjes.

Kundër kryesuesve, Cadiz ka ngritur një mur të vërtetë, por me vuajtje Real Sociedad arriti ta kalonte. Falë një goditje me kokë të Isak në minutën e 66 të ndeshjes, pas një sugjerimi të Januzaj, miqtë kanë mundur të fitojnë ndeshjen. Kështu, Sociedad është lideri i Ligës, me një avantazh prej tre pikësh ndaj Atletico Madrid, që ka luajtur dy ndeshje më pak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *