• |
ide | kryesore

Nicole Kidman tregon si ndikoi izolimi te fëmijët e saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Nicole Kidman, ka folur hapur lidhur me ndikimin e pandemisë së koronavirusit tek fëmijët e saj dhe si janë përballur ata me izolimin.

Ajo u shpreh për ‘Glamour’ se dy vajzat e saj, janë përshtatur tashmë me mësimin online, duke qenë se për shkak të profesionit të prindërve të tyre kanë udhëtuar vazhdimisht. “Meqenëse shpesh udhëtojmë dhe nuk duam të ndahemi, fëmijët tanë janë mësuar që mësimin ta ndjekin online, por ajo që ndikon shumë, është distancimi”, u shpreh Nicole.  Ndër të tjera Kidman u shpreh se pandemia po ndikon në formimin e personalitetit të fëmijëvë, duke i mbajtur ato larg shoqërisë. “Një nga gjërat më të vështira është që t’i shohësh fëmijët duke u përmalluar për shoqërinë e tyre”, përfundoi aktorja.

Kidman aktualisht është e martuar me këngëtarin Keith Urban, me të cilin ka dy vajza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *