• |
ide | kryesore

Tentoi të kalonte kufirin në Kakavijë teksa ishte pozivit me Covid, gjobë 700 mijë lekë dhe ndjekje penale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi me iniciale V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, me akuzën se ka tentuar të kalojë kufirin në Kakavijë edhe pse ishte bartës i virusit Covid-19. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private. Gjithashtu, sipas Policisë Gjirokastër këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Njoftimi

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”. Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private. Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *