• |
ide | kryesore

Video/ Tyson në ring 54 vjeç: “Më mirë se të luftosh për tituj”. Ja si përfundoi sfida me Roy Jones Jr.

-Instant, F1, Sport, Video



Përfundon në barazim, sipas arbitrave të Ëbc në anë të ringut, ndeshja ekzibicionuese, në Staples Center të Los Angeles, mes dy legjendave Mike Tyson e Roy Jones Jr. Iron Mike, që mbante doreza të zeza, pak ditë nga vdekja e Diego Armando Maradona, por edhe në nderim të Kobe Bryant, ka treguar fraksione të forcës së tij shkatërrimtare, edhe në moshën 54 vjecare kundër kundërshtarit 51vjecar. Dy peshat e rënda që nuk janë kursyer në ring, kanë luftuar tetë raunde nga dy minuta, me një boksim në momente të ndryshme ende në nivele të larta, e të dy e kanë mbyllur duelin me buzëqeshje e në shëndet të plotë, pas një eventi krejt të pazakontë në Staples Center.

“Ishte më mirë se të luftosh për tituj. Tani jemi humanitarë. Mund të bëjmë dicka të mirë për botën. Duhet ta bëjmë përsëri”, ishin fjalët e ish-kampionit të botës të peshave të rënda. I kthyer në ring pas një mungese prej 15 vitesh, Iron Mike ka bërë më të mirën për të treguar formën që e bëri një legjendë për një gjeneratë të apasionuarish të boksit.

Tyson e ka sulmuar Jones me goditje të trup e disa grushte të fortë në kokë gjatë sfidës. “Jam mirë me një barazim. Ndoshta mund ta bëjmë përsëri”, ka nënvizuar ish-kampioni i botës Jones, që ka 4 tituj në katër kategori peshash të ndryshme e është konsideruar boksieri më i shkathët i brezit të tij. 51vjecari është prezantuar në ring me doreza e mbathjet me ngjyrat e Lakers në nderim të legjendës Kobe Bryant.

https://www.youtube.com/watch?v=pba8vn-y4IY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *