• |
ide | kryesore

Champions League, Ronaldo rigjen Messi: ja tabutë për tu thyer nga Juventus dhe CR7

-Instant, F1, Sport



Nëntë vjet nga hera e fundit, Champions League është gati të prezantojë përplasjen në fushë të dy mbretërve të saj: Barcelona-Juventus e të martës do të jetë edhe Cristiano Ronaldo kundër Messi. Sfidë që në Europë mungon prej nëntë vjetësh, mes cështjeve të shortit e problemeve fizike, herën e fundit që portugezi mungoi ishte në ndeshjen e 28 tetorit për shkak të Covid-19. Në Stadium, përfundoi 2-0 për blaugrana e për këtë arsye bardhezinjtë – që janë të kualifikuar – kanë nevojë për minimumi një 3-1 për të kaluar grupin si e parë e të garantojë një short më të mirë në 1/8.

Situata e grupit G vede në fakt e sheh Barçan përpara Juves pikërisht për shkak të fitores në përballjen direkte, për të përmbysur situatën, skuadra e Pirlos nduhet të bëjë më mirë në përballjen e kthimit. Me 3-1 bardhezinjtë do të kishin avantazhin e më shumë golave të shënuar në transfertë në përplasje direkte.

Ja përse Juve shpreson shumë tek talismani CR7, që ka një stimul më shumë në sfidën me rivalin e përjetshëm: në pesë precedentët europianë nuk ka shënuar kurrë kundër Messi, që ndërkohë e ka vënë firmën e tij tre herë. Një tabù nga ato që i japin portugezit motivim të madh.

Do të nevojitet Ronaldo më i mirë (15 gola në 20 prezencat e fundit kundër Barcelonës) sepse edhe Juventus duhet të thyejë një tabu të vogël: nuk i shënon blaugranave prej gati 400′, goli i fundit i takon prillit 2017, ai i Chiellinit që mbylli 3-0 në vajtjen e cerekfinaleve. Për më tepër Barça është e pamundur kundër vardhezinjve në katër ndeshjet e fundit dhe e vetmja fitore në transfertë mbi katalanasit i përket 2003 (2-1 me Zalayeta-gol në shtesë), pastaj një 0-0 (2016/17) e një 0-3 (2017/18).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *