• |
ide | kryesore

Klea Huta rrëfen eksperiencën me Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Klea Huta ka zbuluar ditën e sotme se para disa muajsh ajo ka kaluar Covid-19 së bashku me familjen e saj. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e saj dhe ka treguar se gjëja më e tmerrshme ishte që nuk mund të nuhaste dot asgjë. Ajo shprehet se nuk mund të nuhaste as erën e vogëlushit të saj, Krid dhe se kjo gjendje vazhdoi për shumë gjatë.

Mirëpo Klea thotë se në momentin që mendoi se po i rikthehej normalitetit, diçka tepër e çuditshme i ndodhi. Ajo thotë se disa ushqime i duket sikur kanë të njëjtën aromë si benzinë ose fekale. Moderatorja thotë se është shumë gjë e shpifur dhe se e ka kapur paniku, ndaj duke e ndarë shqetësimin ka dashur të kuptojë se çfarë po i ndodh dhe nëse janë përballur dhe të tjerët me këtë problem.

“Para disa muajsh une dhe familja ime kaluam Covid-19! Fatmiresisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do te nuhasja kurre me. Ishte e tmerrshme qe nuk nuhasja dot as eren e tim biri dhe po cmendesha por kjo ishte e keqja me e vogel qe po me ndodhte ne krahasim me fatkeqesite qe kemi degjuar nga kjo semundje e tmerrshme. Kur mendova qe gjithcka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja mu rikthye Dicka tjeter ndodhi Disa ushqime mua me duken sikur kane te njejten arome, konkretisht: Qepa, veza, pula, vera, disa nga parfumet dhe nuk me kujtohet se cfare tjeter, Me tjetersohen aromat dhe kane nje arome si benzine ose fekale. Eshte e shpifur dhe realisht me ka kapur paniku nese do mund ti nuhas edhe njehere ushqimet me aromen e tyre apo jo! Dua ta ndaj dhe me ju kete gje per te kuptuar se cfare po na ndodh”, shkruan Klea.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *