• |
ide | kryesore

Video/ Vllaznia i jep humbjen e parë Kastriotit: suksesi i katërt radhazi për Kukësin, Dede e bën ‘sefte’ në Laç

-Instant, F1, Sport, Video



Katër ndeshjet e para të Superiores, për javën e 7, kanë dhuruar rezultate interesante dhe madje befasi. Vllaznia shkon të fitojë ndaj Kastriotit, duke i shkaktuar krutanëve humbjen e parë në kampionat. Katër fitore radhazi për Kukësin, që imponohet 0-3 në Ballsh kundër Bylis, që e sheh tashmë veten të fundit, pas fitores surprizuese të Apolonisë 1-0 kundër Skënderbeut. Fiton më në fund edhe Nevil Dede në ndeshjen e pestë në drejtimin e Tiranës, duke bërë një goditje të rëndësishme në Lac, me golin vendimtar të Bathës.

KASTRIOTI 0-3 VLLAZNIA
Vllaznia i ka shkaktuar humbjen e parë në kampionat Kastriotit në javën e 7, duke i mposhtur me rezultatin 3-0 në shtëpi. Rrëzohet papritur skuadra e Ndreut, ndërsa shkodranët rinisin menjëherë aty ku e kishin lënë pas humbjes me Kukësin. Kuqezblutë shënuan që në minutën e parë, me anë të Ismail Dungës, ndërsa vazhduan me ngulm presionin, duke dyfishuar shifrat në minutën e 18’ me anë të Dilaver. Përpara se të përfundonte pjesa e parë shkodranët shënuan edhe golin e tretë me Imerin, që siguroi suksesin e kuqebluve, që u larguan me 3 pikë shumë të rëndësishme nga stadiumi i Kamzës. Më këtë fitore Vllaznia vazhdon në krye të tabelës, me 16 pikë, 3 më shumë se Kukësi i vendit të dytë, ndërsa Kastrioti zbret në vendin e 4 me 10 pikë.



LAÇI 0-1 TIRANA
Pas një humbje e tre barazimesh, Dede i gëzohet më në fund fitores së parë në pankinën e Tiranës, duke dhënë sinjalin e kthesës për kampionët në fuqi. Laci, nën ndikimin e një situatë kaotike me largimin e Nicës, që u justifikua me Covid 19, dështoi të merrte fitoren i përplasur edhe në një Bekaj të pakalueshëm. Portieri bardheblu i priti penalltinë Nuabuezes në minutën e 36, ndërsa dy minuta më pas Batha vendosi ndeshjen me një goditje të fuqishme nga distancna, që nuk i la asnjë mundësi Sherrit. Tirana e sheh veten me 9 pikë, duke kapërcyer pikërisht Lacin me 7 pikë e duke u vënë më në fund në ndjekje të kreut.


BYLIS 0-3 KUKËSI
Kukësi nuk di të ndalet më. Rikthimi në pankinë i Skënder Gegës i ka dhënë më tepër besim veri lindorëve, që marrin fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke parë me ambicje drejt kreut. Verilindorët kanë mposhtur me rezultatin 0-3 Bylisin, në sfidën e zhvilluar në “Adush Muça”. Eze hapi serinë e golave në minutën e 2, ndërkohë që kapiteni Ibrahimi, dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë. Për të vulosur takimim mendoi Limaj, i cili në minutën e 85, realizoi me 11-metërsh. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, skuadra e Dovedan, nuk arriti të gjente dot rrugën e rrjetës, duke u pozicinuar tashmë në vendin e fundit pa asnjë fitore. 13 pikë për Kukësin që në pritje të Partizanit merr vendin e dytë.



APOLONIA 1-0 SKËNDERBEU
Çoçlli ndëshkon skuadrën e vendlindjes, duke i dhënë fitoren e parë në kampionat Apolonisë, që lëviz në fundin e renditjes, duke barazuar pirëkisht korcarët në renditje. Një ndeshje e mirë për Skënderbeun, por pa finalizimin e duhur. Nga ana tjetër, për vendasit, Mihana ka qenë gjatë gjithë kohës i rrezikshëm me tentativat e tij, edhe nga jashtë zone, por pa rezultat. Një penallti në të 79-tën, vulosi sfidën përballë korçarëve, dhe tanimë, Apolonia i barazon në kuotën e pesë pikëve në klasifikim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *