• |
ide | kryesore

Nis vaksinimi masiv edhe në SHBA/ Një infermiere në Nju Jork e para që merr dozën e Pfizer

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Pas Britanisë së Madhe dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, SHBA-ja bëhet vendi i tretë në botë që ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë.

E para që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit ka qenë një infermiere e quajtur Sandra Lindsay, e cila punon në kujdesin intensiv në Long Island Jewish Medical Center, New York. Infermierja mori dozën e parë të vaksinës së Pfizer dhe BioNtech në 9:00 me orën lokale.

“U bë vaksina e parë kundër Covid-19. Urime SHBA-së! Urime botës!- ka shkruar në Twitter presidenti Donald Trump.

Vaksina e Pfizer dhe BioNtech mbërriti ditën e djeshme në SHBA dhe ka filluar shpërndarjen sot. Gjiganti farmaceutik tha se në dërgesat e para do të shpërndahen në tre milion doza në 64 shtete të SHBA-së dhe qytetet kryesore, si dhe pesë agjenci federale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *