• |
ide | kryesore

“Unë, Messi e CR7 bashkë? Të shkretët mbrojtës”: Fenomeni ekzaltohet nga zgjedhja e France Fooball

-Instant, Sport



Dream Team i Topit të Artë stiluar nga France Football ka krijuar shumë diskutime për një formacion sa spektakolar, aq edhe të cekuilibruar, por është e sigurtë se ka entuziazmuar një nga protagonistët e asaj 11-she: Ronaldo Fenomeni, që është zgjedhur si qendërsulmues pranë Cristiano Ronaldo e Lionel Messi. “Cfarë skuadre e cmendur – ka thënë ai për revistën franceze – E imagjinoni cfarë mund të kishim bërë ne të tre bashkë? Mbrojtësit do ishin të pashpresë…”.

Dhimbje koke për kundërshtarët është pak të thuhet, por edhe spektakël për tifozët: “Publiku do ishte cmendur nga dashuria. Kam patur rastin të përballem në fushë me pjesën më të madhe të tyre e duhet të them që kanë bërë historinë e futbollit. Është më shumë se i merituar vendi i tyre në këtë Dream Team”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *