• |
ide | kryesore

Video/ Roma likuidon Torinon dhe arrin Juventus: 45 minuta për Kumbullën

-Instant, Sport, Video



Roma thyen 3-1 Torinon në ndeshjen e prapambetur të javës së 12 të Serie A e ngjitet në vendin e tretë në klasifikim, duke arritur Juventus në kuotën e 24 pikëve. Verdhekuqtë, që e panë veten në superioritet numerik pas 14′ për shkak të kartonit të dyfishtë të verdhë për Singo, zhbllokuan rezultatin në minutën e 27′ me një silurë të Mkhitaryan e dyfishuan në të 43′ me Veretout me penallti. Në pjesën e dytë trisin e realizojnë me Pellegrini (68′), përpara golit të flamurit të Belottit (73′), që nuk mjafton për të hapur ndeshjen. Granata tashmë janë të fundit bashkë me Crotone.

Gjithcka shumë e thjeshtë për Romën, e gjithcka po kaq e komplikuar për Torinon. Verdhekuqtë fituan një ndeshje që u vendos menjëherë në binarët e duhur: i ashpër Abisso në kartonin e dytë të verdhë, por edhe Singo u tregua naiv, duke i lënë me 10 lojtarë të tijtë pas cerek ore lojë, duke dënuar kështu një skuadër në vështirësi për një mbrëmje makth.


Të besuarit e Fonsecas duket se rriten në ndërgjegjësim e besim nga ndeshja në ndeshje e në një kampionat kaq të ekuilibruar, me një klasifikim kaq të ngushtë, të ëndërrosh nuk është e ndaluar. Për granta ndërkohë shqetësimet vazhdojnë: humbja e tretë radhazi e rënie deri në vendin e fundit, të arritur nga Crotone, me mbrojtjen më të keqe të Serie A. Shpirti i treguar në 25 minutat e fundit është një pikënisje, por për tu ngritur, duke filluar nga Bologna, duhet shumë më tepër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *