• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni talljen e re, 20 vite nga e para: Cafu improvizon sombreron ndaj Nedved

-Instant, Sport, Video



Ishte 17 dhjetori i vitit 2000…. Kështu duhet të fillonte tregimi, por Marcos Cafu, ka dashur ta improvizojë në ditët e sotme, atë episod që mbahet mend mirë prej 20 vitesh. Ky është versioni në shtëpi i
sombreros së trefishtë që cmendi Nedved në një derb Roma-Lazio. Braziliani ish-mbojtësi i Romës, Milan e 2 herë kampion bote, tregon se i përdor ende mirë këmbët.

Shumë tifozë verdhekuq e kujtojnë ende, atë sombrero të brazilianit në dëm të zëvendëspresidentit aktual të Juventus, Pavel Nedved atëherë lojtar i Lazios, bërë në derbin e vitit të titullit (17 dhjetor 2000, fituar nga Roma falë autogolit të Paolo Negro). Në distancë të 20 viteve Cafu ka inskenuar veprimin në shtëpinë e tij: rezultati është spektakolar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *