• |
ide | kryesore

CR7 votoi Messin, Leo injoroi Ronaldon por nuk u preferua nga trajneri Argjentinës: ja votimet e Fifa The Best

-Instant, Sport



Ceremonia e një dite më parë kurorëzoi Robert Lewandowskin si lojtarin më të mirë 2020 në Fifa The Best, ndërsa sot mësohen kuriozitetet në lidhje me votimet e të përzgjedhurve (kanë votuar teknikët e kombëtareve, kapitenët e kombëtareve, një gazetar i specializuar për cdo vend e tifozët e regjistruar në FIFA.com). Ajo që ka bërë më shumë zhurmë është votimi i dy rivalëve të përjetshëm: Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Messin si lojtarin më të mirë, por Pleshti e ka injoruar krejtësisht mikun-rival duke zgjedhur Neymar.

CR7, në kualitetin e kapitenit të Portugalisë, ka vendosur argjentinasin përpara Leëandoëski e Mbappé, ndërsa 10 e Barcelonës, kapiteni i Argjentinës, ka zgjedhur Mbappé e Leëandoëskin përvec mikut të tij Neymar. Karma në fakt është dicka e njohur dhe befasia për Messin ka ardhur nga brenda “shtëpisë”: Lionel Scaloni, tekniku i Argjentinës, ka preferuar Mané në vend të Messit, që për të ishte i dyti përpara Neymar.

Kuriozitet tjetër? Fituesi Lewandowski ka zgjedhur Thiago Alcantara, Neymar e De Bruyne. Mes trajnerëve, ai i Italisë Mancini ka zgjedhur Messi, Cristiano Ronaldo e Lewndowski. Luis Enrique i Spanjës ka votuar si të tretë kapitenin e tij Sergio Ramos, duke vënë të parët Messi e Thiago Alcantara. Kapiteni i Juventus dhe Italisë, Chiellini, ka zgjedhur Cristiano Ronaldon, Lewandowski e Sergio Ramos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *