• |
ide | kryesore

Covid e bëri Ibrahimovic të fliste me muret: “Në Suedi kam 2 fëmijë, këtu 25”

-Instant, Sport



Milan e mbylli 2020 si më mirë nuk mundej, pavarësisht mungesës së liderit të tij, Zlatan Ibrahimovic, që është ende në box për një dëmtim në pulpë që do të rivlerësohet në fillim të javës së ardhshme. Suedezi është rrëfyer gjatë një interviste të gjatë, në lidhje me ambicjet e kuqezinjve, të ardhmes së tij tek Milan e gjërave personale si detajet e luftës me Covid-19: “Do të vazhdoj të luaj derisa të mundem të bëj atë që bëj tani. Champions? Nëse mund të qendroj…”, ka deklaruar suedezi.

Në lidhje me cështjet personale, Ibra ka pranuar se ka shumë nostalgji për familjen, e mbetur në Suedi: “Më mungon. Shumë. Por shumë fare. Do të doja të qendroja më gruan time e fëmijët Maximilian e Vincent, që janë 14 e 13 vjec e jetojnë në Suedi. Të shkoj ti takoj? E provova, por Pioli më tha se nuk mund të lëviz e se kam familje edhe në Milanello: thotë se aty kam 2 fëmijë por këtu kam 25 e kanë nevojë për mua”.

Në fund tregon edhe përvojën e tij me Covid: “A u shqetësova? Sigurisht. Kur më ndodhi në fillim, isha mjaft i qetë, gati kurioz, në rregull, dua të shoh se çfarë është ky Covid. Ka goditur të gjithë botën, një tragjedi e madhe, tani erdhi tek unë. Isha në shtëpi duke pritur, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Dhimbje koke, jo shumë e fortë, por e bezdisshme, një gjë e vështirë. Unë gjithashtu humba shijen dhe isha gjatë gjithë kohës, në shtëpi, i acaruar. Nuk mund të dilja, nuk mund të stërvitesha mirë. Qëndrimi i detyruar ishte i tmerrshëm. Në një moment po flisja me shtëpinë dhe po u vija emra mureve. Të bëhet një fakt mendor. Fiksohesh e imagjinon gjithë gjërat e këqija, edhe ato që nuk i ke. Ky virus është i tmerrshëm dhe nuk duhet të sfidohet. Distancat dhe maskat, gjithmonë “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *