• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta muzikanti amerikan

-Instant, Paparazzi, Slider



Shoqata Ndërkombëtare e Muzikës konfirmoi lajmin në një deklaratë të dhënë për Fox News.

“Me dhimbje të thellë ne i themi lamtumirë një prej zërave dhe muzikantëve ikonë në historinë e ‘Bluegrass’. David Anthony ‘Tony’ Rice vdiq në shtëpinë e tij në Reidsville”, thuhet në deklaratë.

“Për neve dhe për të gjithë ata që e njohën ishte fat, është e pamundur të shprehim me fjalë aftësinë dhe ndikimin e tij të pafund. Si një këngëtar, tekstshkrues dhe kitarist, ka pak që do të përputhen ndonjëherë me ndikimin e tij në bluegrass dhe muzikë akustike”. Artisti ka qenë po ashtu pjesë e grupit “New South” së bashku me Ricky Skaggs. Ky i fundit ishte në mesin e kuadrit të muzikantëve për të ndarë mendimet e tyre mbi karrierën dhe ndikimin e Rajs pasi lajmet për vdekjen e tij.

‘Bluegrass’ ndërkohë është një zhanër i muzikës amerikane që u zhvillua në vitet 1940 në rajonin Appalachian të Shteteve të Bashkuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *