• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Menaxheri kishte arritur akordin me Tiranën, Ngo’o arratiset në Qipro

-Instant, Sport



Michael Ngo’o ka firmosur një kontratë me skuadrën e Paraliminit në kampionatin elitar të Qipros dhe klubi i ri e ka prezantuar tashmë në faqen zyrtare në rrjetet sociale. “Paralimini njofton akordin në parim me anglezin Michael Ayodeji Ngoo, që është transferimi i parë i janarit për skuadrën tonë – shkruhet në komunikatën zyrtare të qipriotëve -. Michael, 1.98 m vjen nga akademitë e Liverpool që bleu të drejtat e tij në moshën 16 vjecare për 250,000 paund. Ai vjen nga 3 sezone të plota në kampionatin e Shqipërisë me shumë golash e asist dhe ka luajtur për kombëtaren e Anglisë U19 e U20. Ne shpresojmë që do të jetë një element shumë i rëndësishëm me kualitet të shtuar për skuadrën. Familja e madhe e Union dëshiron ti urojë cdo sukses futbollistit”.

Një punë e kryer, por që ka kapur në befasi Tiranën, por edhe menaxherin e lojtarit Mario Cenolli, që nga ana e tij pothuaj kishte mbyllur gjithcka për rikthimin e shtatlartit në kryeqytet. “Bardheblutë kishin rënë dakord edhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, duke e cilësuar Ngo’o një pedinë shumë të rëndësishme për ta vendosur në dispozicion të Dedes. U habita kur mësova për kalimin e tij në Qipro dhe kjo nuk ka lidhje me mua” – tha Cenolli për Lapsin.

Kështu, nuk do të ketë një rikthim në bardheblu për Michael Ngo’o, të paktën jo në këtë dritare merkato, por për mënyrën si u bënë gjërat ndoshta rrugët e klubit më të titulluar në Shqipëri dhe anglezit janë ndarë përfundimisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *