• |
ide | kryesore

Basha: Rama mohon problemet, duke vepruar kështu nuk mund t’i zgjidhë ato

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale ndaj kryeministrit Rama, premtimet e të cilit i quan boshe. Sipas Bashës, pas 7 vitesh plot dështime, kryeministri nuk mund të bëjë ndonjë gjë më të mirë në vazhdim.

“Edhe në fundit të vitit, Rama bëri atë që di të bëjë: gënjeu. Ai i ka dhënë Shqipërisë vetëm premtime boshe.
Ai gënjen kur flet për ndihmë ekonomike. Fakti është se Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj.
Kosto e jetesës rritet dita ditës, papunësia shtohet përditë, bizneset dhe dyqanet mbyllen dhe familjet shqiptare nuk marrin ndihmë nga qeveria. Por këto fakte nuk e pengojnë Ramën të gënjejë dhe të thote se “çdo gjë është në rregull”.
Kur i mohon problemet ku je zhytur, si mund t’i zgjidhësh ato?
Kupa është mbushur! Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera më të mëdha. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për popullin, jo një qeveri që kujdeset për veten. Ky vit i keq do të kalojë dhe ne sëbashku do t’i kthejmë shpresën Shqipërisë”, shprehet Basha.



2 Comments

  1. Ky kari mendon se duke dale cdo 5 minuta ne tv do na mbushet mendja se seshte cun i keq ?‍♂️
    Ti ke 3 shpi mer hajdar, me ca paresh i bere? Me paret si minister??
    Kokrra kurves

  2. Ju nuk dini gje tjeter veçse te genjeni dhe te vidhni .
    Zanati i nje politikani shqiptar eshte genjeshtra dhe vjedhja .
    Asnje nga ju nuk mendon per vendin e tij aq sa mendon per xhepin e tij .
    Sikur te mendonit per vendin 1/100 easaj qe mendoni per xhepin tuaj ky
    vend do ishte zvicer qe para 10 vitesh .Jeni te gjithe te pabesueshem .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *